LAJMI I FUNDIT:

Nivelin e luksit në një makinë, Mercedes-Maybach GLS 600 e ka ngritur shumë më lartë

Nivelin e luksit në një makinë, Mercedes-Maybach GLS 600 e ka ngritur shumë më lartë

Por, ky SUV luksoz, nuk do të jetë i lirë

Mes makinave SUV, është një lider që ka formën e Mercedes-Maybach GLS 600, që nivelin e luksit për një makinë e ka ngritur në një nivel shumë më të lartë, se ndonjë model tjetër, transmeton Telegrafi.

Kjo është njëherësh edhe makina e parë SUV që quhet Maybach, që ka edhe teknologji të avancuar dhe ofron rehati shumë më të madhe, se sa modelet e deritanishme.


Deri më tani, e kemi parë vetëm pjesën e përparme të kësaj makine, ndërsa tani është shfaqur në tërësi në Auto Guagzhou në Kinë.

I ndihmuar nga një motor me 48-volt, kjo makinë me 4.0 litra prodhon 550 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 4.8 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 200 kilometra në orë.

Gjë që nuk është aspak keq për një SUV me 2.5 metra, që ka karrige që ofrojnë masazh si dhe sistem audio që bllokon çdo zhurmë që mund të vijë nga pjesa e jashtme.

Megjithëse këto specifika nuk duket se i kalojnë ato të Bentley Bentayga, niveli i luksit që është në këtë makinë, është ngritur shumë lartë dhe vështirë se mund të krahasohet me ndonjë tjetër.

Dizajni modern i pjesës së jashtme dhe brendësisë, me linja shumë të të mprehta që kanë përfundime të kujdesshme, bëjnë që ky SUV të jetë i ngjashëm me një limuzinë.

Të interesuarit për një Mercedes-Maybach GLS 600, duhet të dinë se kjo makinë nuk vjen lirë, ndërsa pritet të kushtojë rreth 180,500 euro. /Telegrafi/