LAJMI I FUNDIT:

Nitaj, Mikullovcit: Mësoje rregulloren e Kuvendit, nuk ke të drejtë të sillesh si baba aty

Nitaj, Mikullovcit: Mësoje rregulloren e Kuvendit, nuk ke të drejtë të sillesh si baba aty

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj i është kundërpërgjigjur kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovcit pasi që ky i fundit deklaroi sot se nuk do të thërras seancë nese PAN nuk deklarohet si ka numrat dhe nuk i plotëson të gjitha kushtet që i kërkohen.

Mikullovci: Nuk kam kompetenca t’i përgjigjem kërkesave për shtyrje të seancës
Lexo po ashtu Mikullovci: Nuk kam kompetenca t’i përgjigjem kërkesave për shtyrje të seancës

Nitaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive i thërret seancat kur t’i kërkohet e jo kur t’i teket atij.

“I kisha sugjeru z.Mikullovci, që ta mësoj përmendësh rregulloren e Kuvendit, sepse shkoi dëm me ekspertizën e tij. Ai nuk ka të drejtë të komentojë asgjë nga karrika ku është ulur, siç bëri edhe sot në disa raste”, ka thënë Nitaj.


Postimi i plotë i tij:

“Kryesuesi i seancës konstitutive, i thërret mbledhjet kur t’i kërkohet e jo kur t’i teket atij. I kisha sugjerua z Mikullovci, qe ta mësoje përmendesh rregulloren e Kuvendit, sepse shkoi dem me ekspertizën e tij. Ai nuk ka te drejte te komentoje asgjë nga karrika ku është ulur, siç beri edhe sot ne disa raste. Ai është i barabarte me te gjithë deputetet tjerë, dhe kur ka debat, nëse ka, duhet te çohet nga karrika e kryesuesit e te komentoi nga foltorja e Kuvendit, por vetëm ne cilësinë e deputetit, e kurrsesi te kryesuesit te seancës.
Ai e ka përparësinë e moshës, te cilën e përcakton rregullorja dhe unë e respektoj këtë norme, por kjo nuk i jep asnjë te drejt tjetër, qe ai te sillet si “baba” ne Kuvend.”(sic.) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori