Dega e Nismës për Kosovën në Prizren, do t’i bashkohet organizatave të ndryshme në protestën e nesërme për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tri vjeçares, Xheneta Gashit.
Kryetari i degës së Nismës, Zafir Berisha, nëpërmjet një njoftimi në facebook ka akuzuar qeverisjen lokale dhe qëndrore, duke thënë se janë qeverijse e kriminalizuar.
Ja postimi i plotë i Berishës në facebook:
Të nderuar Prizrenas, anëtarë dhe simpatizantë të “NISMA” për Kosovën-dega Prizren,
Nëse një qeverisje nuk është e aftë të garantoj së paku nevojat themelore për qytetarët e vet, siç është siguria për të jetuar, atëherë konsiderojmë se ajo qeverisje është e kriminalizuar. E kur marrim për bazë tragjedinë e ditëve më parë që ndodhi në Prizren, nuk ka se si të rrihet indiferent karshi kësaj tragjedie, andaj reagimi dhe protesta qytetare duhet të jenë mëse të domosdoshme.
Andaj, dega e NISMA –s në Prizren del në mbështetje të protestes që organizohet nga OJQ dhe fton anëtarët, simpatizantët e qytetarët që sa më masovikisht të dalin nesër në protestën që organizohet për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre-vjeçares,Xheneta Gashit.
Protesta do të mbahet më 15 qershor 2016, e mërkurë, në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe fillon në orën 12;00h.
“NISMA”për Kosoven-dega Prizren
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251