Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi me ndihmësit e tij Nazmi Rama e Xhelal Karabegu, dje dhe sot kanë mbajtur stërvitje me grupin e futbollistëve të gjeneratës 2003, në kuadër të përzgjedhjes së lojtarëve për garën e re të UEFA-s – Liga e Kombeve për grupmoshën 18-vjeç, që do të fillojë këtë vit.
Në këtë grumbullim Krasniqi kishte në dispozicion 24 futbollistë të gjeneratës 2003 nga kampionati vendor, derisa deri në muajin shtator kur do të nisë formati i ri garues i UEFA-s, planifikohet të mbahen së paku edhe tri grumbullime të tilla seleksionuese, në kombinim me lojtarë vendor dhe ata që luajnë jashtë, derisa planifikohet edhe zhvillimi i ndeshjeve miqësore.
Gjatë ditës së sotme futbollistët janë ndarë në dy ekipe dhe është zhvilluar një ndeshje, ku përzgjedhësi Krasniqi ka vëzhguar me kujdes cilësitë e secilit futbollistë, teksa ka për faqen zyrtare të FFK-së e ka dhënë opinionin e tij rreth përgatitjeve të Kosovës U19.
“Këto dy grupe të futbollistëve janë të seleksionuara që nga U15 me trajnerin Gazmend Halitin. Në përgjithësi gjithçka shkoi mirë, por kemi probleme sepse e kemi kampionatin e dobët te kjo grupmoshë. E kemi Superligën me 16 skuadra, ku zakonisht kemi 7-8 skuadra të mira, por pjesa tjetër është e dobët dhe kjo bën që lojtarët të mos jenë në nivelin e duhur të përgatitjes fizike dhe as në formë të mirë, sepse ka mungesë të ndeshjeve të forta në vazhdimësi”.
“Ky ishte një grumbullim në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve, një format i cili vjen për herë të parë sivjet për gjeneratën U18 dhe të cilin e vlerësoj si hap shumë të qëlluar të UEFA-s, pasi i jepet mundësi futbollistëve të rinj që të jenë të përgatitur për U19 dhe të kenë ndeshje të shumta e të krijojnë përvojë më të madhe. Të gjithë ata që janë më cilësorë më pas do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në kualifikimet për Evropian”.
“Pra do të jetë një mundësi e mirë për lojtarët, ngase ata që luajnë në Ligë të Kombeve do të kenë ndeshje të forta dhe do të jenë të gatshëm për t’u përfshirë me U19 në kualifikimet e Evropianit”, ka theksuar Krasniqi.
Liga e Kombeve nis në shtator ku Kosova është e përfshirë në Grupin 1 të Ligës C, së bashku me Armeninë, Luksemburgun dhe Estoninë, derisa ndeshjet do të zhvillohen prej 2 deri më 8 shtator në Estoni.
Ndërkaq, kualifikimet për Kampionatin Evropian do të nisin në nëntor, ku Kosova është e përfshirë në grup me Italinë, Sllovakinë dhe Qipron. Turneu i fazës së parë kualifikuese zhvillohet në Sllovaki prej 11 deri më 17 nëntor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa