Prokuroria Themelore në Prizren ka filluar hetimet kundër N.K, B.B. dhe B.E., që të tre zyrtarë në Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe veprën penale si bashkëkryerës, mos-evitim i rrezikut.
Hetimet kanë filluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se gjatë periudhës kohore janar e deri më 06.06.2016 në Prizren, në cilësinë e personave përgjegjës pranë Komunës së Prizrenit, të tre të pandehurit, në kundërshtim me detyrimet dhe fushë veprimtarinë e tyre të përcaktuar me ligj, nuk kanë ndërmarrë masa për vendosjen e pajisjeve përreth shtëpive me predispozitë të shembjes, për të evituar veprimin e rrezikshëm, mbrojtjen e kalimtarëve dhe njerëzve të cilët banonin përreth dhe nga mosveprimi i këtyre të pandehurve vjen deri të shembja e objektit të vjetër – një shtëpie në rrugën “Marin Barleti”, me ç ‘rast nga plagët e marra ka humbur jetën një vajzë e mitur.
Po ashtu, të pandehurit në periudhën e njëjtë kohore nuk kanë ndërmarr paraprakisht masa për evitimin e rrezikut për kalimtarët dhe banorët përreth shtëpisë me predispozitë të shembjes, e cila ndodhej në rrugën “Marin Barleti”, në zonën e qendrës historike të Prizrenit dhe nga mos ndërmarrja preventive e masave mbrojtëse nga personat përgjegjës të lartpërmendur, gjatë shembjes së shtëpisë, nga plagët e marra ka humbur jetën një vajzë e mitur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251