Një agjent i infiltruar ka qenë çelësi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në dokumentimin e veprimeve të grupit kriminal të trafikut të emigrantëve të jashtëligjshëm drejt Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pa ditur se po i shërbenin një agjenti policie nën mbulim, anëtarët e grupit kriminal i kanë siguruar atij kundrejt një pagese prej gati 10 mijë euro dokumentet e falsifikuara në një laborator në Kosovë, pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi, si edhe e kanë instruktuar të udhëtonte drejt Spanjës.
Në këtë vend, një prej të dyshuarve e ka takuar agjentin e infiltruar dhe i ka dhënë dokumentet false, për të vijuar më pas udhëtimin me avion drejt Irlandës.
Në një nga bisedat e përgjuara, i dyshuari Njazi Ademaj i thotë të infiltruarit “O vëllaçko, garanci 100 për qind nuk po të jap por 99 për qind”.
Të gjitha komunikimet dhe takimet e të infiltruarit me anëtarë te grupit janë pjesë e dosjes së SPAK, që finalizoi hetimin me 37 urdhër-arreste, 31 nga të cilat “arrest në burg” dhe 6 të tjera “arrest në shtëpi”.
Sipas SPAK, kjo ishte skema e përdorur nga grupi kriminal, që kundrejt vlerave që nisnin nga 10 në 18 mijë euro siguronte kalimin e paligjshëm nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Struktura e Posaçme pretendon se ka dokumentuar 44 raste të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm dhe 70 pasaporta të falsifikuara, kryesisht sllovene, italiane e rumune.
Përveç personave që angazhoheshin në gjetjen e shqiptarëve që synonin Anglinë apo SHBA-në, të përfshirë në skemë ka qenë edhe një punonjës policie, si edhe dy agjenci udhëtimi pasagjerësh në rrugë tokësore, të cilët bënin transportimin fizik të dokumenteve false nga Shqipëria në Spanjë.
Sipas SPAK grupi kriminal që mundësonte emigrantë të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar drejtohet nga Bashkim Sula, ndërsa ai drejt SHBA nga Ylli Caushi.
Të gjithë emigrantët, që nga Shqipëria udhëtonin me pasaportat e tyre të ligjshme, merrnin instruksione se ku duhet të akomodoheshin në Spanjë, si duhet të përgjigjeshin gjatë intervistimeve nga autoritetet, por njëkohësisht edhe mbaheshin nën vëzhgim nga anëtarët e grupit, nëse kalonin me sukses në pikë-kalimet kufitare apo jo./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![LSDM: Mickoski iu nënshtrua kërcënimeve të tregtarëve dhe sërish gënjeu qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/LSDM-1-380x233.jpg)
LSDM: Mickoski iu nënshtrua kërcënimeve të tregtarëve dhe sërish gënjeu qytetarët
![Policia e Maqedonisë shqiptoi 809 gjoba për shkeljet në komunikacion](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/policia-mk-380x233.png)
Policia e Maqedonisë shqiptoi 809 gjoba për shkeljet në komunikacion
![Nën kërcënimin e sëpatës e thikës e grabiten në veturë, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/08/aktakuze-380x233.jpg)
Nën kërcënimin e sëpatës e thikës e grabiten në veturë, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Gjilan
![Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/lajmi-i-fundit-1-780x439.png)
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit
![Digjet një diskotekë në Prishtinë, nuk ka të lënduar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gate5-780x439.jpg)
Digjet një diskotekë në Prishtinë, nuk ka të lënduar
![Burri ia kufizoi lirinë e lëvizjes gruas së tij në vendin e punës në QKUK, policia jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/QKUK-Koronavirus-Covid19-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439.jpg)
Burri ia kufizoi lirinë e lëvizjes gruas së tij në vendin e punës në QKUK, policia jep detaje
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Prishtinë, më 17 shkurt do të parakalojnë FSK dhe Policia e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/fsk7-780x439.jpg)
Prishtinë, më 17 shkurt do të parakalojnë FSK dhe Policia e Kosovës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim