(E plotësuar) Pak minuta pas nisjes së seancës gjyqësore ndaj tre serbëve të akuzuar për sulmin në Banjskë, është marrë vendim që seanca të shtyhet për ditën e hënë, pasi mungon dëshmitari anonim.

Gjykatësi tha se se seanca shtyhet pasi mungon dëshmitari i propozuar nga prokuroria, dhe se dita ishte planifikuar për dëshmitarin anonim.


- - - - - -- - - - - - - - -- - -

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore e radhës për rastin “Banjska”.

Seanca ndaj të akuzuarëve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, ka filluar rreth orës 09:00

Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur, ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku, e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.

Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 40 të akuzuarit e tjerë ka, fletarrest ndërkombëtar, pasi ndodhen në arrati. /Telegrafi/