LAJMI I FUNDIT:

Nis organizimi i edicionit të tretë të konferencës më të madhe studentore në Kosovë (Foto)

Nis organizimi i edicionit të tretë të konferencës më të madhe studentore në Kosovë (Foto)

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema priti në takim organizatorët e Konferencës Ndërkombëtare Studentore të Universitetit të Prishtinës (University of Prishtina International Student Conference – UPISC), raporton Universiteti i Prishtinë.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të organizatës jo – qeveritare UPRIA dhe Universitetit të Prishtinës, Memorandum i cili parasheh bashkëpunim në mes palëve në implementimin e projektit “University of Prishtina International Student Conference” – edicioni i tretë, ose UPISC 2018.

Dema i përgëzoi studentët për punën e bërë në dy edicionet e kaluara të UPISC-it.


“Konferencat e këtij niveli të lartë akademik, të cilat organizohen nga vetë studentët tanë, na bëjnë krenarë dhe janë pasqyra e vërtetë e studentëve të Universitetit të Prishtinës. E për këtë ju siguroj që do keni çdoherë mbështetjen time dhe të menaxhmentit të UP-së,”, u tha Dema studentëve,transmeton Gazeta Intro.

Ndërkaq, Drejtori Ekzekutiv i UPRIA-s, njëherësh koordinator i projektit të UPISC-it, z. Vegim Hoti falënderoi Rektorin Dema dhe menaxhmentin e UP-së për mbështetjen e parezervë që kanë dhënë në organizimin e kësaj Konference.

“Pa përkrahjen institucionale, logjistike, morale por edhe financiare të Rektoratit, nuk do ishte e mundur që të organizohet kjo konferencë. Ne besojmë që konferencat e tilla ia ndryshojnë imazhin UP-së, e menaxhmenti aktual ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar me studentët në këtë drejtim”, tha Hoti.

Projekti “University of Prishtina International Student Conference” është nismë studentore, i cili është implementuar dy herë radhazi në bashkëpunim të ngushtë me Rektoratin e UP-së.

Edicioni i parë i UPISC-it u zhvillua në maj të vitit 2016. Ndërkaq, vlen të theksohet se edicioni i dytë i kësaj konference të studentëve të UP-së, i cili u zhvillua në periudhën 2-7 maj 2017, pati 80 pjesëmarrës nga 35 vende të botës, përfshirë këtu studentë nga vende të largëta e nga ato të cilat ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori