LAJMI I FUNDIT:

Nis më 18 shtator regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, gjobë për personat që nuk pranojnë të përgjigjen

Nis më 18 shtator regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, gjobë për personat që nuk pranojnë të përgjigjen

Studentë, ish-anketues, por dhe pensionistë do të trokasin nga 18 shtatori në çdo shtëpi për regjistrimin e qytetarëve por dhe të banesave. Rreth 7 mijë e 500 persona do të angazhohen për një periudhë 6 javore të kryejnë regjistrimin e të dhënave të popullsisë, jo më në letër por në tableta, siç tregon në një intervistë për A2CNN drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli.

“Aktualisht këtë javë jemi në trajnimin ne stafit anketues I cili do të zgjasë 5 ditë.” Është një skuadër e madhe e cila në datë 18 shtator do të dalë në të gjithë territorin e Shqipërisë për të mundësuar grumbullimin me sukses informacionin për ndërtesat, banesat, familjet, individët për të siguruar një informacion të domosdoshëm”, shprehet drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli.

Censi i cili vjen tashmë pas 12 vjetësh do të përmbaj rreth 100 kategori pyetjesh për banesën, familjen, vendbanimin e punësimin. Ndërsa në fshat do të pyeten edhe angazhimin e tyre në bujqësi e blegtori. Për pjesën më të madhe të pyetjeve, përgjigjet janë të detyrueshme.


“Mbi karakteristikat demografike të popullsisë, rezidentët, mbi kushtet e jetesës dhe banimit. Do t’i shërbejnë të gjithë përdoruesve dhe hartuesve të politikave. Përjashtim bëjnë feja, etnia dhe besimi”, shton Dhuli.

Për qytetarët të cilët refuzojnë të përgjigjen apo nuk japin të dhëna të sakta sipas nenit 21 të ligjit për censin e popullsisë dhe të banesave do të aplikohet një gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.

“Anketuesit po trajnohen që duhet ta vizitojnë shtëpinë deri në 3 herë. Domethënë nëse nuk ndodhen në shtëpi anketuesi do ti lërë një letër informuese dhe numrin e telefonit, ose do t’i jap adresën e zyrës së censusit.”

Të dhënat e mbledhura gjatë anketimit do të kalojnë automatikisht në serverin e INSTAT, ndërkohë i gjithë procesi do të kushtojë 16 milionë euro. Rezultatet e para do të jepen në fund të muajit Qershor të vitit 2024.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës

Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës

Drejtësi
Flet vëllai i të arratisurit Faton Hajrizi: Jam në Gjermani, ai mi vodhi dokumentet

Flet vëllai i të arratisurit Faton Hajrizi: Jam në Gjermani, ai mi vodhi dokumentet

Elfije Boletini
Deputeti i LVV-së: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar fqinjët për ikjen e tij

Deputeti i LVV-së: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar fqinjët për ikjen e tij

Lajme
Dyfishohen dhe trefishohen shtesat për fëmijë, Kurti prezanton skemën e re të mbështetjes për nënat

Dyfishohen dhe trefishohen shtesat për fëmijë, Kurti prezanton skemën e re të mbështetjes për nënat

Lajme
Bekë Berisha: 600 policë të angazhuar për të ruajtur aktivistët e LVV-së, teksa ata incizojnë spot elektoral në Ujman

Bekë Berisha: 600 policë të angazhuar për të ruajtur aktivistët e LVV-së, teksa ata incizojnë spot elektoral në Ujman

Lajme
Gërvalla takohet me Hovenier: Theksova nevojën për një bashkëpunim edhe më intensiv me SHBA-në për nisma globale

Gërvalla takohet me Hovenier: Theksova nevojën për një bashkëpunim edhe më intensiv me SHBA-në për nisma globale

Lajme
Kalo në kategori