Sonte (e shtunë) ka nisur nata finale e Eurovision 2023.

Kompeticioni i famshëm muzikor sivjet mbahet në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit.


26 shtete konkurrojnë për çmimin e madh - 20 finalistëve do t’u bashkangjitet fituesi i edicionit të kaluar, Ukraina dhe ‘Pesëshja e madhe’ (duke përfshirë vendin nikoqir, Mbretërinë e Bashkuar).

Euirovision Song Contest Logo MAIN 2023 Eurovision 2023

Shfaqja do të prezantohet sërish nga Alesha Dixon, Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase, Julia Sanina.

Gjatë fazës së votimeve këtyre do t’i bashkohet edhe Graham Norton.

Screenshot 1 43 Foto: Getty Images

Nata nis me Kalush Orchestra, të cilët fituan Eurovisionin e vitit të kaluar me “Stefania”.

Për herë të parë mund të votohet edhe nga vendet jo pjesëmarrëse në garë.

Shikuesit nga vendet jo pjesëmarrëse mund të votojnë përmes aplikacionit zyrtar të Eurovisionit ose përmes faqes esc.vote.

Shqipëria ndërkohë nën përfaqësimin e Albina Kelmendit dhe familjes së saj me “Duje” në natën finale do të performojë e dhjeta me radhë. /Telegrafi/