LAJMI I FUNDIT:

Nis java kundër korrupsionit

Nis java kundër korrupsionit

Edhe zyrtarisht ka filluar “Java Kundër Korrupsionit 2017”, e cila do të zgjasë deri më 9 dhjetor.

Me këtë rast nga Koalicioni i Organizatave Joqeveritare (OJQ) “Java Kundër Korrupsionit 2017”, Betim Musliu, tha se ky tash është një aktivitet që po shndërrohet në aktivitet tradicional.


Ai bëri të ditur se kjo javë ka për qëllim sensibilizimin e publikut dhe akterëve në luftën kundër korrupsionit.

Sipas tij, risi këtë herë është që përveç diskutimit të temave të diskutojmë edhe për raste specifike.

Musliu tha se në kuadër të kësaj jave do të kenë risi sepse do të kenë raste konkrete nga njerëz konkret.

“Në të gjithë sektorët kemi hulumtuar raste konkrete, siç është sistemi i drejtësisë, arsimi shëndetësia e kështu me radhë”, tha ai.

Ai bëri të ditur se IKD do të prezantojnë raportin “pronto”  dhe rastin e manipulimit të provimit te jurisprudencës së kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Pjesë e këtij koalicioni janë Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP, Iniciativa për Proges (INPO), Organizata Çohu, Instituti KIPRED dhe Instituti Columbus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Lajme
U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

Kronika e Zezë
Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Lajme
Kalo në kategori