LAJMI I FUNDIT:

Nis edicioni i 30-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë: Yje të shumtë zbarkojnë në BeH për edicionin jubilar

Nis edicioni i 30-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë: Yje të shumtë zbarkojnë në BeH për edicionin jubilar
Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Festivali i 30-të i Filmit në Sarajevë (SFF) filloi të premten në Bosnje dhe Hercegovinë me premierën botërore të filmit “Late Summer” nga regjisori fitues i çmimit ‘Oscar’, Danis Tanovic, i realizuar si një produksion i përbashkët i Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Rumanisë, Sllovenisë dhe Serbisë.

Ceremonia e hapjes u mbajt në Teatrin Kombëtar, ku figura të njohura të kinematografisë parakaluan në tapetin e kuq.

Festivali do të zgjasë deri më 23 gusht dhe shikuesit nga e gjithë bota do të kenë mundësinë të shohin më shumë se 250 filma nga e gjithë bota.


Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

SFF ndjek skenën alternative të qytetit, e cila përdor muzikën dhe artin për të provokuar ndryshime dhe për të tërhequr vëmendjen botërore.

Për çmimin “Zemra e Sarajevës” do të konkurrojnë 57 filma, ndërsa “Zemra” nderuese e këtij viti do t’i jepet yllit dhe aktores së famshme të Hollywood-it, Meg Ryan, e cila do të mbajë një masterklasë për filmbërësit dhe të interesuarit gjatë SFF-së.

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Përveç Ryan, Festivali i Filmit në Sarajevë do të presë artistë të njohur si: Cord Jefferson, Alexander Payne, Elia Suleiman dhe John Turturro.

Katër filma nga Turqia do të konkurrojnë në tri kategori në festival. “Zemberek” me regji të Recep Çavdar dhe “Absent” me regji të Cem Demirer do të garojnë në kategorinë e filmit të shkurtër.

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

“Between Delicate and Violent” me regji të Şirin Bahar Demirel do të konkurrojë në kategorinë e filmit dokumentar, dhe “We Should Talk About Dilan” me regji të Umut Şilan Oğurlu do të konkurrojë në kategorinë e filmit studentor për çmimin kryesore “Zemra e Sarajevës”.

Gjatë SFF-së do të mbahen edhe ngjarje të ndryshme të lidhura me kinemanë, ku pritet të kontribuojnë mijëra njerëz nga rajoni dhe bota, duke ndikuar pozitivisht në ekonominë e vendit.

Festivali do të përfundojë më 23 gusht me një ceremoni çmimesh dhe një ngjarje përmbyllëse.

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Festivali filloi 30 vjet më parë për të fshirë gjurmët e luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje dhe Hercegovinë dhe për ta kthyer qytetin sërish në një qendër të kulturës dhe artit.

Çmimi më i veçantë i SFF-së, “Zemra e Sarajevës”, është dhënë në vitet e kaluara për personalitete si: Morgan Freeman, Angelina Jolie, Robert De Niro, Oliver Stone, Nuri Bilge Ceylan, Tim Roth, Wim Wenders, Ruben Östlund, Jesse Eisenberg, Mads Mikkelsen dhe Charlie Kaufman. Në të kaluarën, festivali ka mirëpritur figura si: Brad Pitt, Daniel Craig, Orlando Bloom, John Malkovich dhe Gerard Depardieu. /Telegrafi/

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

Magazina
Bianca Censori pozon krejtësisht nudo, pas paraqitjes së saj tronditëse në

Bianca Censori pozon krejtësisht nudo, pas paraqitjes së saj tronditëse në "Grammy"

Magazina
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Kalo në kategori