Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari Sokol Bashota, i cili mban kodin W04401 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Kraniqit.
Ky dëshmitar është i përfaqësuar nga avokati kujdestar nga Kosova, Artan Qerkini. Bashotës iu dhanë garanci nga trupi gjykues që dëshmia e tij nuk do të përdoret për ta ndjekur atë penalisht.
“Unë klientin tim e kam njoftu për të drejtat që ka sipas Rregullës 151 dhe kjo është pikërisht çështja e parë që desha ta ngris, ka të bëjë pikërisht me privilegjin e mosinkriminimit sipas Rregullit 151, paragrafit 3. Kërkoj që fillimisht gjykata ta merr një vendim lidhur me këtë çështje dhe pastaj të procedohet tutje”, tha Qerkini, raporton “Betimi për Drejtësi“ .
Gjykatësi Charles Smith III kërkoi sqarim nga avokati Qerkini në rast që kjo deklaratë e tij nënkupton që ai po kërkon garanci për klientin e tij. Ndërsa, avokati u përgjigj me “po”.
Fillimisht, Smith ia kujtoi dëshmitarit se ai është i thirrur që të japë dëshmi dhe është i detyruar që ta thotë të vërtetën. Ndërsa, në rast që nuk e bën këtë, ai tha se do të merren masa ndaj tij.
Lidhur me kërkesën për ofrimin e garancisë se ajo që do të thotë dëshmitari nuk do të rezultojë me ndjekjen penale të tij, nuk pati kundërshtime Prokuroria, e përfaqësuar nga prokurori Matt Halling.
“Trupi gjykues konstaton se duke marrë parasysh dëshminë e parashikuar të dëshmitarit, relevancës unike për çështjen dhe natyrës së kufizuar të informacionit inkriminues, ne vlerësojmë se kriteret e Rregullës 151, paragrafi 2, përmbushen. Për rrjedhojë, trupi gjykues e detyron dëshmitarin që të japë dëshmi. Në pajtim të Rregullës 151, paragrafi 3, trupi gjykues e garanton ose jep garancitë e veta për dëshmitarin që të japë dëshmi në përgjigje të pyetjeve relevante që; a) do të jepen me dyer të mbyllura me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë nuk kërkohet dhe nuk do të nxjerren në një mënyrë për publikun në Kosovë apo palë të treta dhe b) nuk do të jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kundër personit në ndjekje penale pasuese nga ZPS përveçse sipas Ligjit dhe Rregullores”, tha Smith.
Ndërsa, gjykatësi kërkoi nga dëshmitari dhe avokati kujdestar që të tregojnë se në çfarë forme dëshirojnë që të zhvillohet seanca.
“A ka ndonjë shqetësim sa i takon mbajtjes së seancës me dyer të mbyllura, në kuptimin që të mbyllet galeria dhe informacioni të mos jepet për publikun? A dëshironi që të vazhdohet në seancë të mbyllur apo deklarata e klientit tuaj të jepet në seancë publike?”, pyeti Smith.
Qerkini tha se nga konsultimet që ka pasur me klientin e tij, ai ka vendosur që të dëshmojë në seancë publike.
“Ai ka vendos që të dëshmojë në seancë të hapur dhe t’i hiqen të gjitha ato masat mbrojtëse të caktuara nga gjykata” tha Qerkini.
Si rrjedhojë, pyetjet për dëshmitarin i filloi përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori Matt Halling i cili kërkoi të pranohen në prova materiale deklaratat e dëshmitarit të dhëna më herët, së bashku me materialet përcjellëse, gjë e cila u pranua nga trupi gjykues.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mexhiti: Minçev të braktisë retorikën e Apasievit, të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Vazhdoi dëgjimi i dëshmitarëve të rinj në rastin kundër Sladjan Trajkoviqit, që akuzohet për krime lufte në Kosovë

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës