LAJMI I FUNDIT:

Nimetz tregon çfarë ka përjetuar gjatë bisedimeve Maqedoni-Greqi

Nimetz tregon çfarë ka përjetuar gjatë bisedimeve Maqedoni-Greqi

Në portalin e BBC, dje është publikuar një tekst me titull “Njeriu që 23 vite është fokusuar në një fjalë”, në të cilin diplomati amerikan Methew Nimetz tregon se si ai e sheh çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ai thotë se për këtë çështje ka menduar më shumë se çdo kush, duke përfshirë edhe politikanët në vend, ndërsa përkujton të gjithë se kjo nuk është vetëm punë e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Disa njerëz mendojnë se unë vetëm ulem dhe mendoj për propozime të reja për emrin e Maqedonisë, siç janë “Gorna Makedonija” dhe “Nova Makedonija”, por duhet të dihet se kjo çështje ka rëndësi historike në kuptimin e ndërtimit të popujve”, thotë Nimetz.

Sipas BBC, Nimetz e kupton frikën e Greqisë se një ditë maqedonasit mund të godasin territorin e Greqisë.

“Duhet të theksoj se brenga greke për irredentizëm, nuk është e pabazë”, shkruan Nimetz.

Ai në një rast ka shpjeguar çështjen e emrit para senatorëve amerikan, duke kërkuar nga ata që të mendojnë si do të ndjeheshin nëse Meksika ndërron emrin në “Republika e Meksikës dhe Teksasit” dhe më pas ka filluar të shpjegojë hartat historike në të cilat tregohet se gjithë pjesa juglindore ju takon SHBA-ve.

Duket sikur gjithë mbiemrat për emrin e Maqedonisë janë harxhuar dhe hudhur poshtë, por Nimetz insiston se çështja e emrit duhet të zgjidhjet në kohën e duhur.

Ai thekson se bindja e dy popujve në votime do të jetë e vështirë, ndërsa thotë se qytetarët këtë nuk duhet ta shikojnë si çështje të identitetit nacional./Telegrafi/