LAJMI I FUNDIT:

Nicole Kidman zgjodhi një fustan elegant të zi dhe me detaje të fshehura në të

Nicole Kidman zgjodhi një fustan elegant të zi dhe me detaje të fshehura në të

Një nga figurat më të njohura në Hollywoodit veshi një fustan kaq seksi, sa vodhi vëmendjen e të gjithëve

Ajo di gjithnjë se çfarë bën, sidomos në çështjen e stilit dhe pamjes së jashtme!


Nicole Kidman u kthye në protagonisten absolute në premierën e serialit “Expats” në New York mbrëmjen e djeshme, pasi sytë e të gjithëve mbetën te fustani i saj.

Fustani i dizajnuar në pjesën e bustit, me një fije fare të hollë mbi gjoks dhe që lidhet te pjesa e pasme e kurrizit ishte zgjedhja e saj dhe mund të themi me plot gojën: Një super zgjedhje!

Aktorja zbuloi tërësisht shpinën e saj, ndërsa një e çarë e guximshme deri te pjesa e ijëve nxirrte në pah këmbët e saj. Shpina tërësisht e ekspozuar e Kidman, takat me majë të theksuar, si edhe pjesa e brendshme prej mëndafshi në nuancën e jeshiles lime, ishin të tjera detaje që ranë në sy në tërësinë e dukjes së artistes së famshme.

Ndërkohë, njerëzit në X (ish-Twitter) e adhuruan pamjen e saj: “Si gjithnjë, ajo shkëlqen”; “E provoi prapë se është mbretëresha e tapetit të kuq”; “Jam thjesht pa fjalë” ishin disa nga komentet.

Edhe njëherë tjetër, fituesja e çmimit Oscar na tregoi formulën se si të dukesh seksi me një fustan me një të çarë ekstreme, citon Anabel.

Nicole e kompletoi dukjen me një grim të lehtë, duke i shtuar veshjes aksesorët e mëdhenj, vathë dhe byzylykë me diamante.

Duket kaq elegante apo jo? /Telegrafi/