Melinda Ademi është tashmë një prej repereve më dominuese në tregun muzikor shqiptar.

Ajo është shumë aktive me projekte muzikore e koncerte të shumta në trevat shqiptare, por që talenti i saj duket të jetë spikatur edhe nga të huajt.


Këngëtari me famë botërore, Nicky Jam, duket se është njoftuar me suksesin e Melindës si rap-artiste, teksa ka vendosur ta ndjekë atë në rrjetin social Instagram.

Po të shohësh me vëmendje në listën e personave që këngëtari latino-amerikan ndjek, aty gjejmë edhe reperen shqiptare Melinda Ademi.

nicky e1583868024451

E pas këtij “follow”-i të pranuar nga artisti me famë botërore, reperja duket të ia ketë kthyer në të njëjtën formë Nickyt, duke filluar edhe ajo ta ndjekë atë.

IMG 6470 e1583868127381

Kjo nuk është hera e parë që Nicky Jam njoftohet nga afër me një këngëtare shqiptare, pasi në vitin 2018 ai ishte bashkë-interpretues i himnit të Kampionatit Botëror, “Live it up” krah këngëtares shqiptare Era Istrefi.

Teksa po në rrjetin social Instagram, ai ndjek edhe reperin tjetër të njohur shqiptar, Noizyn. /Telegrafi/

IMG 6469 e1583868159271