LAJMI I FUNDIT:

Nicki Minaj mendon martesën me të dashurin e ri

Nicki Minaj mendon martesën me të dashurin e ri

Marrdhënia e re romantike e Nicki Minaj po bëhet serioze.

Reperja e njohur ka filluar madje të mendojë për krijimin e familjes me të dashurin e saj të ri, Kenneth Petty.


Burime të afërta me Minaj i kanë thënë TMZ se ajo dhe Petty kanë diskutuar tashmë për martesën dhe për fëmijët vetëm disa muaj pasi u takuan.

Nicki besohet se është serioze për martesën e saj me Kennethin dhe ka dëshirë të ketë fëmijë me të.

Sa për të kaluarën e tij kriminale, Nicki ka thënë se ajo fare nuk është e brengosur, duke thënë se ai ishte viktimë në kohën sa ishte tinejxher kur gaboi duke përdhunuar një adoleshente.

Çifti nuk kanë hezituar të shfaqin dashurinë në rrjetet sociale.

Ata aktualisht janë duke bërë pushime për ditëlindjen e 36-të të Nickit. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BrQ2wXEgtht/?utm_source=ig_embed