LAJMI I FUNDIT:

Nick Kyrgios infektohet me coronavirus para fillimit të Australian Open

Nick Kyrgios infektohet me coronavirus para fillimit të Australian Open
(Foto: Getty/BBC)

Nick Kyrgios është në dyshim për të qenë pjesëmarrës në javën e ardhshme në Australian Open, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Australiani u tërhoq nga Sydney Tennis Classic të hënën për shkak se testi i tij për coronavirus kishte dalë pozitiv.

26-vjeçari duhet të izolohet për shtatë ditë në Sydney, ndërsa Australian Open fillon në Melbourne të hënën e ardhshme më 17 janar.


Raportohet se Novak Djokovic është arrestuar – protesta të ashpra në Australi kundër tenistit serb
Lexo po ashtu Raportohet se Novak Djokovic është arrestuar – protesta të ashpra në Australi kundër tenistit serb

Megjithatë, ai mund të luajë në raundin e parë nëse caktohet për të hënën mbrëma ose për të martën.

(Foto: Instagram/k1ngkyrg1os)

“Nëse gjithçka shkon mirë, do të shihemi në Australian Open”, ka shkruar Kyrgios në një postim në rrjetet sociale.

Por, edhe nëse shërohet dhe mund të udhëtojë për në Melbourne në kohë, tenisit do të nisë garën Grand Slam me pak përgatitje, duke qenë se nuk ka luajtur në një garë zyrtare që nga shtatori për shkak të një sëmundjeje që iu shoqërua me astmë. /Telegrafi/