Nick Cannon duket se ka për të festuar gjëra të mëdha.

Modelja Alyssa Scott - e cila konfirmoi se priste një djalë me Cannon - njoftoi të shtunën se mirëpriti foshnjën e tyre.


“Unë do të dua deri në përjetësi”, ka shkruar ajo në postimin ku shfaqet duke mbajtur në duar fëmijën e porsalindur.

Krahas postimit, Alyssa zbuloi se ka lindur saktësisht më 23 qershor.

Djali ndërkohë është fëmija i katërt i komikut amerikan në vetëm një vit.

I njëjti më 14 qershor ka mirëpritur binjakët: Zion Mixolydian dhe Zillion Heir me Abby De La Rosa.

image 4 Nick Cannon me të dashurën (Foto: Instagram)

Për më tepër, ai mirëpriti vajzën Powerful Queen në dhjetor me Brittany Bell, me të cilën gjithashtu ndan djalin 4-vjeçar Golden "Sagon".

Nick ka edhe binjakët 10 vjeçarë, djalin Moroccan dhe vajzën Monroe, me ish-gruan Mariah Carey, 51 vjeçe.

Martesa me Carey zgjati nga 2008-2014, por u finalizua dy vjet më vonë. Ata u takuan gjatë filmimit të videoklipit të saj për këngën “Bye Bye”.

image 1 2 Alyssa Scott (Foto: Instagram)

Nick njihet gjithashtu si ish-i dashuri i Kim Kardashian, gjersa çifti kanë filluar lidhjen në shtator të vitit 2006. /Telegrafi/