LAJMI I FUNDIT:

Ngushtohet gara për kreun e PDK-së, Vlora Çitaku nuk kandidon për kryetare partie

Ngushtohet gara për kreun e PDK-së, Vlora Çitaku nuk kandidon për kryetare partie

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku nuk do të jetë pjesë e garës për kryetare të PDK-së në konventën zgjedhore të 3 korrikut.

Lajmin e konfirmoi vetë Çitaku ku tha se vendimi për të mos kandiduar për kryetare të PDK-së vjen si rezultat i shkëputjes së saj të gjatë nga strukturat e këtij subjekti.

“Përgjigjja e shkurtë është jo. Nuk do të jem kandidate për kryetare të PDK-së dhe jo pse i frikësohem garës, e as pse entuziazmohem nga sondazhet, ndonëse është ndjenjë e mirë kur pëlqehesh nga publiku, por vendimet nuk i marr mbështetur nga ato premisa. E thashë në fillim që PDK-së nuk i duhet shpëtimtari, mesia, ky lloj koncepti i të menduarit politik duhet të çrrënjoset nga skena politike kosovare. Kosova nuk ka nevojë për gra të forta dhe burra të fortë, Kosova ka nevojë për institucione të forta dhe partitë politike janë institucione”, tha ajo në në Klan Kosova.


Megjithatë, Çitaku s’e mohon që e ka menduar gjatë nëse duhet t’i futet garës për të parën e partisë.

“Për të qenë korrekte në raport me ata që vërtetë synojnë t’i hyjnë garës, unë nuk do të lë terren, por do të angazhohem fuqishëm dhe fakti që nuk garoj në këtë konventë është sepse unë kam qenë tërësisht e shkëputur nga strukturat e PDK-së dhe më është dukur pak arrogante nga ana ime që t’ia ofroj veten si alternativë në një kohë kur nuk jam pjesë e strukturave të PDK-së”.

Ajo u shpreh se, “Në këto shtatë vjet, PDK i ka mbajtur dy konventa, ka njerëz të ri, ka ndryshime me të cilat duhet të familjarizohem dhe po mendoj që tani nuk është momenti për mua, jo pse i frikësohem garës, por nuk do të doja që PDK-ja të përcaktohet për kandidatin/kandidaten si rezultat i presionit publik”.

Çitaku megjithatë tha se nuk e përjashton mundësinë që të kandidoj për kryetare të PDK-së në konventën e ardhshme zgjedhore e cila mbahet pas dy vjetësh.

“Unë do të kyçem aktivisht në PDK dhe po e lë të hapur mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të garoj, por tani për tani kam nevojë të familjarizohem”.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori