Demonstratat dhe dhuna në Kili është duke vazhduar edhe sot, edhe pse presidenti i vendit ka hequr dorë nga propozimi për të ngritur çmimin e biletave për udhëtimin me metro.

Ora policore është zgjatur për shkak të dhunës që po vazhdon, kurse në një video mund të shihet se si veturat e policisë shpërndajnë demonstruesit me ç'rast shtyp një burrë me automjet që për disa metra e tërheq zvarrë nën rrota, transmeton Telegrafi.


2 87

Në anën tjetër, njësi të shumta të policisë kanë shpërndarë masën me topa uji dhe gaz lotsjellës, e zjarri shpërtheu në një market ku si rezultat kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër u lëndua rëndë.

"Në një market në San Bernand kishte ndodhur një plaçkitje dhe zjarrvënie, ku humbën jetën dy gra dhe e treta ka pësuar djegie në mbi 75 për qind të trupit", ka deklaruar ministri i Brendshëm kilian, Andres Chadvik.

3 73

Për shkak të demonstratave dhe dhunës janë anuluar të gjitha fluturimet nga kryeqyteti, duke i lënë mbi 1,400 pasagjerë të ngujuar në aeroport.

Kujtojmë që e gjitha filloi të premten për shkak të ngritjes së çmimit të shërbimeve të transportit publik, duke shkaktuar zemërim tek qytetarët.

4 58

Pasi që situata doli nga kontrolli, demonstruesit filluan të shkatërrojnë gjithçka që u dilte përpara, ku vetëm deri më tani dëmet materiali vlerësohet se kapin shumën e miliona dollarëve.

Në anën tjetër presidenti kilian Sebastian Pinera ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Santiago, duke i dhënë një detyrë ushtrisë - të vë rregull.

5 48

Gjithashtu Pinera ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga ideja e ngritjes së çmimit në veçanti për metronë që ishte vënë dy javë më parë. /Telegrafi/

6 35