Një anije me emrin ironik "Sun Rio", e cila po transportonte makina të përdorura nga Japonia në Rusi, lundroi në portin e Vladivostok me një kuvertë të mbushur me akull.

Meqenëse veturat me katër rrota ishin vendosur në një kuvertë të hapur, ato u mbuluan plotësisht me një shtresë të trashë akulli.


Edhe pse skena nga fotot duket apokaliptike, kjo nuk është një dukuri aq e rrallë në veriun e largët.

Ngrirja ndodhi për shkak të erës së lagësht të detit, valëve dhe temperaturës së ajrit nën zero.

6668486961cc9de1cba6f022047316 v4 big

19403974261cc9de1f25b4125790675 v4 big

Kushtet e tilla të motit mund të jenë shumë të rrezikshme për anijen, sepse për shkak të ndryshimit të qendrës së gravitetit, anija mund të anohet, gjë që rrit rrezikun e përmbysjes.

Fatmirësisht anija “Sun Rio” ka lundruar shëndoshë e mirë në port, por akulli i grumbulluar ka shkaktuar dhimbje të mëdha koke tek ekuipazhi dhe punonjësit e portit gjatë shkarkimit të makinës, të cilët kanë një punë të vështirë përpara për të hequr akullin nga automjeti. /Telegrafi/

78791153661cc9e5741327180473739 v4 big

114976590361cc9de24dae3776593265 v4 big

141805958761cc9de218521352724513 v4 big

185743285461cc9de1b2f00712729451 v4 big

211803030861cc9de236d05300989857 v4 big