LAJMI I FUNDIT:

Ngrihet aktakuzë ndaj 13 personave për incidentin vdekjeprurës në Novi Sad

Ngrihet aktakuzë ndaj 13 personave për incidentin vdekjeprurës në Novi Sad

Prokuroria e Lartë Publike e Novi Sadit ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave, përfshirë ish-ministrin e Transportit të Serbisë, Goran Vesiq, dhe ish-drejtoreshën e Infrastrukturës së Hekurudhave të Serbisë, Jelena Tanaskoviq, në lidhje me aksidentin tragjik në stacionin hekurudhor muajin e kaluar.

Streha prej betoni në stacionin e rinovuar rishtazi në qytetin verior të Serbisë u shemb më 1 nëntor, duke i lënë 15 njerëz të vdekur dhe dy të lënduar.

Prokuroria në Novi Sad tha në një komunikatë të hënën se 13 të dyshuarit ngarkohen me vepra penale si, krim i rëndë kundër sigurisë së përgjithshme dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.


Aktakuza është ngritur pas përfundimit të hetimeve për shembjen e strehës, sipas Prokurorisë.

Aksidenti ndodhi pasi stacioni i trenit ishte rinovuar dy herë në vitet e fundit nga një konsorcium i katër kompanive i udhëhequr nga Kina, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Hekurudha e Serbisë ngul këmbë se rinovimi nuk përfshinte strehën prej betoni, por disa ekspertë e kundërshtojnë këtë.

Serbët kanë protestuar rregullisht për aksidentin në Novi Sad për të kërkuar llogaridhënie.

Shembja e strehës është shndërruar në ngarkesë politike për presidentin Aleksandar Vuçiq, pasi më shumë se 50 fakultete akademike në katër universitete shtetërore, zyrat e disa rektorëve të universiteteve dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar në solidaritet me protestat.

Studentët gjithashtu kanë marrë pjesë në protesta ditore, duke e bllokuar trafikun në qytete të ndryshme të Serbisë.

Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad njoftoi më 21 nëntor se 11 persona u arrestuan pasi u gjetën përgjegjës për shembjen.

Mes tyre ishin Goran Vesiq dhe Jelena Tanaskoviq.

Ata rrezikojnë deri në 12 vjet burgim nëse shpallen fajtorë për akuzat për kryerjen e veprave penale kundër sigurisë publike, rrezikimin e publikut dhe punime të paligjshme ndërtimi.

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori