ngjyra1



Roza në mënyrë të shkëlqyer përshtatet me ngjyrat tjera intensive- të kaltrën dhe të portokalltën, po ashtu ofron kontrast të mirë me tonet neutrale, si kaki dhe ngjyrën e rërës

ngjyrat2


Këtë pranverë në dollapin tuaj duhet të keni së paku një rrobë me ngjyrë të portokalltë.

ngjyrat3(1)


Ngjyra e verdhë është ajo të cilën nuk mund ta bartë cilado femër. Sivjet janë në dispozicion nuancat nga e verdha e zbehtë, deri tek ato të verdha në të gjelbër.

ngjyrat4


Për pranverë oferta është shumë e gjerë, nga intensive ‘aqua’, përmes ngjyrës së kaltër të qiellit e deri te e kaltra e errët sikurse deti... Befasia vjen në kombinimet e ngjyrës së kaltër- në mënyrë të papritur përshtateni me ngjyrë portokalli të çeltë ose me ngjyrë ndryshku.

ngjyrat5


Në kontrast me ngjyrat e çelëta pranverore, ky sezon sjell po ashtu edhe freski me tonet e tokës, duke filluar nga ngjyra e rërës, deri te ngjyra e ndryshkut. /Telegrafi/