LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra gri: si ta veshësh dhe kombinosh?

Ngjyra gri: si ta veshësh dhe kombinosh?

Stilistët më të njohur botërorë e kanë sjellë grinë në koleksionet e tyre në mënyra dhe kombinime nga më të ndryshmet, duke e bërë atë tepër të larmishme.

Në këtë artikull ne do të sjellim disa këshilla se si ta bëni grinë pjesë të gardërobës tuaj dhe si ta përshtatni atë për raste të ndryshme e si ta kombinoni me aksesorët dhe këpucët.

Michael Kors, Roberto Cavalli


Ngjyra gri është një ngjyrë neutrale e cila shkon në rastet kur nuk do të biesh në sy. Por disa nuanca të grisë, siç janë ngjyra e argjendit, e perlës etj, mund të kthehen në nuancë shumë luks dhe për evenimente të veçanta. Gjithashtu për të thyer grinë janë shumë të rëndësishme kombinimet, me veshje dhe aksesorë, të cilat mund të jenë të çelura për të krijuar kontrast.

Max Mara, Derek Lam

Ngjyra e purpurt, portokallia, roza, e verdha janë ngjyra të cilat kombinohen mirë me grinë dhe krijojnë shumë kontratst.

Kors, Ralph Lauren

Gjithashtu grija është ngjyrë ideale për zyrë apo takimet zyrtare pasi është Chic, shkruan Ladyalbania. Këshillohet të thyet dhe kombinuar me këmisha, shalle dhe çanta më të çelura për ti dhënë më tepër feminitet siluetës suaj.

A.F. Vandevorst, Michael Kors

Gjithashtu grija është ideale për palltot, xhaketat, pelerinat dhe këpucët, pasi janë lehtësisht të kombinueshme me shumë ngjyra të tjera, si: e bardhë, kafe, bezhë, e zezë, e gjelbër etj…/Telegrafi/