LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra e perëndimit të diellit: Portokalli në kombinime për çdo ditë

Ngjyra e perëndimit të diellit: Portokalli në kombinime për çdo ditë

Tonet e ngrohta paralajmërojnë mot të bukur dhe, derisa të na ngrohë, kemi më shumë elementë vizualë për të ngritur stilin

Ngjyra e frutave ka një sërë përparësish, veçanërisht në pantallona dhe xhaketa.


Një nga ato ngjyra që na pëlqen është pa dyshim portokallia dhe nuancat e saj të ngrohta janë pjesë e aventurave të modës pranverore, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjyrë e mrekullueshme duket super edhe në variantin e xhinseve. Nëse ju është bërë monotone bluja, kjo është një ide e mrekullueshme.

Portokallia duket kreative në kombinim me vjollcën.

Ngjyra e perëndimit të diellit do t’u japë çizmeve gri një dozë stili elegant.

Aksesorët e modës në tone neutrale shkojnë mirë me një kostum portokalli.

Kjo ngjyrë e mrekullueshme ka një vend të veçantë dhe në botën e stilit sportiv.

Trikotazhet janë veçanërisht interesante këtë dimër, kanë një pamje moderne, tërheqëse.

Minimalizmi i modës duket shkëlqyeshëm i zhytur në tone të forta.

Ky kombinim i thjeshtë është kaq tërheqës – portokallia dhe trëndafili ‘përplasen’. /Telegrafi/