LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra e flokëve sipas tipareve të fytyrës (Foto)

Ngjyra e flokëve sipas tipareve të fytyrës (Foto)

Asnjëherë nuk e kemi kuptuar se cila është ngjyra që na shkon më shumë, as kujt i shkojnë flokët e errët apo bionde. Nëse do të ndryshosh ngjyrën, por nuk di në të vërtetë se çfarë të zgjedhësh, është momenti të tregohesh pak më e përqendruar dhe të kesh parasysh disa hapa.

Flokët e zinj

Zakonisht u shkojnë femrave që kanë personalitet të fortë, por edhe një fytyrë të mprehtë dhe paksa të egër. Flokët e zinj, zakonisht u shkojnë edhe fytyrave me sy të egër apo me ngjyrë të thellë, tip Monica Bellucci apo Megan Fox, sepse flokët e zinj theksojnë gjithmonë tiparet, sidomos ngjyrën e syve.


Për fat të keq, ka edhe shumë femra me lëkurë shumë të bardhë e tipare të zbehta, të cilat eksperimentojnë me flokët e zinj. Një gabim i madh, në fakt, sepse e zeza në flokë i bën ato edhe më të zbehta.

Flokët e kaftë

Zakonisht në këtë ngjyrë shkojnë femrat që kanë një lëkurë në ngjyrë gruri, pra as bardhoshe, as zeshkane.

Femrave që u shkon kjo ngjyrë kanë në përgjithësi sy kafe ose të zinj, fytyrë ovale dhe vetulla po ashtu të kaftë. E mira është që brenda flokëve natyralë, të mos lëvizësh më shumë se dy tone.

Flokët biondë

Pothuaj të gjitha nuancat e biondes janë të përdorura te femrat me lëkurë natyrale të bardhë, por nuk janë të rralla rastet kur bionde duan të bëhen edhe zeshkanet e theksuara.

Edhe ky është një gabim, sepse tiparet e errëta në flokë biondë nuk duken më aq të bukura sa në flokë të errët dhe për më tepër, ngjyra e hapur u zbeh atyre edhe më shumë bukurinë.

Flokët e kuqe

Kush nuk do që të paktën një herë në jetë t’i bëjë flokët e kuqe? Por janë një guxim i madh, të cilin e përballojnë vetëm ato që guxojnë me çdo gjë që bëjnë në jetë. Zakonisht, flokët e kuq u shkojnë fytyrave të zeshkëta, duke iu theksuar tiparet e mprehta, por edhe bardhoshet mund të jenë të përshtatura mirë në nuancat e hapura të së kuqes, tip karotë.

Fytyra katrore, por edhe fytyra e gjatë është e përshtatshme për ngjyrën e kuqe, sidomos në rastet kur flokët janë në gjatësi mesatare. /Telegrafi/