LAJMI I FUNDIT:

Ngjitja në Everest, Nepali përcakton rregulla të reja për alpinistët

Ngjitja në Everest, Nepali përcakton rregulla të reja për alpinistët

Alpinistët që duan t’i ngjiten malit Everest, tani përballen me rregulla të reja.

Para së gjithash ata duhet të demonstrojnë se janë alpinistë me eksperiencë, para një paneli këshillues që Qeveria e Nepalit ka krijuar.

Aplikantët madje duhet të kenë ngjitur një majë tjetër në Nepal, të paktën 6500 metra të lartë para se të tentojnë Everestin. Duhet po ashtu të ofrojnë një certifikatë për aftësinë fizike dhe të pajtojnë guida me eksperiencë.


Më herët këtë vit, të paktën 11 vetë humbën jetën ose u zhdukën në anën nepaleze të Everestit dhe dy të tjerë në anën tibetiane. Të paktën katër prej këtyre rasteve u shkaktuan nga mbipopullimi në majë.

Tani, ekspertët kanë propozuar një pagesë prej të paktën 35 mijë dollarësh për ata që duan t’i ngjiten Everestit dhe 20 mijë për maja të tjera më të larta se 8 mijë metra.

Nepali mban tetë nga 14 malet më të larta të botës dhe alpinistët e huaj janë një burim i madh të ardhurash.

Rregullat e reja vijnë pas kritikave nga alpinistë me eksperiencë dhe guidave për sistemin e deritanishëm, që lejonte këdo që mund të paguante 11 mijë dollarë, t’i ngjitej Everestit.

Qeveria e Nepalit ka lëshuar një rekord prej 381 lejesh për këtë sezon./tch

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Evropa
Kalo në kategori