LAJMI I FUNDIT:

Ngjela: Politika serbe e sëmurë, kanë kompleks inferioriteti me shqiptarët

Ngjela: Politika serbe e sëmurë, kanë kompleks inferioriteti me shqiptarët

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se politika serbe është e sëmurë, për faktin se ata kanë kompleks inferioriteti me shqiptarët.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se shpërbërja e Jugosllavisë dhe krijimi i Serbisë, solli këtë sëmundje në politikën serbe.


“Politika serbe është e sëmurë. Ka qenë e sëmurë që në kohën e Titos, por ai i dominonte me personalitetin e tij, kur ishte Jugosllavia, nuk i linte këta, nuk kishin kurajo. Prishja e Jugosllavisë dhe krijimi i Serbisë, solli në fuqi sëmundjen shekullore të tyre, janë të sëmurë ata, është politikë e sëmurë, të gjithë e kanë me Shqipërinë, tha ai.

“Pse? Ndjejnë kompleks inferiorieti në funksion historik. Kanë kompleks inferioriteti me shqiptarët. Nuk le gjë çdo ditë shan shqiptarët. Injorantë. Shqiptarët nuk e vrasin mendje fare për ta. Kanë dy shtete sot? Pse? Se janë të marrë ata”, theksoi Ngjela. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori