Është rikthyer sërish një tjetër teori konspirative se Michael Jackson ka mashtruar për vdekjen e tij.

Një person që i ngjan shumë mbretit të ndjerë të muzikës pop, i quajtur Sergio Cortes, ka bërë bujë të madhe në internet, aq sa fansat i kanë kërkuar që ta bëjë testin e ADN-së për të dëshmuar se nuk është vet këngëtari.


Videot e publikuara nga Sergio, i cili pohon se ka lindur në Barcelonë, ka nxitur reagime të shumta të admiruesve të ikonës së ndjerë të muzikës pop, të cilët mendojnë se është vet Jackson.

sergio Sergio Cortes (Foto: Instagram/sergiocortesparra)

Ngjashmëria e Cortes me Michael është shumë e madhe, ndërsa ai e shfrytëzon këtë për realizimin e videove të ndryshme, si edhe interpreton këngët e tij nëpër koncerte në gjithë botën.

Më 23 dhjetor të këtij viti, ai do të performojë në Hollywood dhe i ka ftuar fansat e Jackson që të shkojnë atje, porse pas publikimit të videos, fansat kanë kërkuar dëshmi që ai nuk është vet këngëtari i ndjerë. /Telegrafi/