LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje tragjike në Divjakë: Burri vret gruan dhe më pas veten

Ngjarje tragjike në Divjakë: Burri vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të shtunë në fshatin Babunjë të Divjakës. Për shkaqe që ende nuk dihen, Hekuran Rrasa, 58 vjeç, vrau me armë zjarri gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas bëri vetëvrasje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e bashkëshortëve. Burime zyrtare të policisë thonë se krimin Hekuran Rrasa e kreu me armë gjahu, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.

Rrethanat e këtij krimi të dyfishtë nuk dihen ende. Dyshimet e para janë që gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta. Mësohet se ka qenë djali i viktimave, i cili ka vrapuar drejt shtëpisë pasi ka dëgjuar të shtënat.


Burime nga policia për Klan News thonë se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë konflikt që të jetë raportuar mes bashkëshortëve, të paktën deri në deklaratat e mbledhura deri më tani. Po ashtu as nga 45-vjeçarja nuk rezulton asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për Fëllënxa Rrasën.

“Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Policia në një njoftim paraprak për mediat./tvklan/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori