Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, ku dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 10 prill 2026, rreth orës 21:58, kur një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dashurës së tij, dhe më pas ka qëlluar edhe veten.


Të dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar një armë zjarri me një karikator me gjashtë fishekë, si dhe tri gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/