LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja e mistershme, si u aksidentua Pashko në plazhin e Palasës

Ngjarja e mistershme, si u aksidentua Pashko në plazhin e Palasës

Ishte ditë e diel, 16 korrik 2006. Gramoz Pashko së bashku me familjen ishin me pushime në Himarë.

Konkretisht ata ndodheshin në vendin e quajtur “Rrugët e Bardha” në fshatin Palasë. Në një plazh të veçuar rreth 2.5 km nga rruga automobilistike Himarë – Vlorë.


Që në orët e para të mëngjesit ata i janë drejtuar detit së bashku me disa miq të tyre. Pasi kanë qëndruar disa orë janë futur në det për t’u larë disa persona, mes të cilëve dhe Gramoz Pashko.

Vendi ku ata po laheshin ka qenë plot me shkëmbinj. Të tjerët kanë dalë nga uji, ndërsa Pashko ka vazhduar të notojë dhe disa minuta më vonë. Në një moment ai ka hipur në një shkëmb, nga ku dhe ka përshëndetur me dorë personat që ishin me të.

Kishin kaluar rreth 30 minuta dhe ai nuk po dukej më. Familjarët të shqetësuar kanë nisur ta kërkojnë. Me vështirësi kanë dalluar midis shkëmbinjsh e dallgësh trupin e tij përmbys, me fytyrë në ujë. Kanë ndërhyrë me vështirësi sepse deti kishte dallgë.

Ata kanë arritur ta nxjerrin nga deti në një terren të vështirë. Lartësia e shkëmbinjve ka qenë rreth 3 metra dhe për ta nxjerrë nga andej duhej litar dhe barelë.

Eva Dibra mjeke e përgjithshme në profesion dhe në të njëjtën kohë mike e ngushtë e familjes ka qenë e para që i ka dhënë ndihmën mjekësore. Për herë të parë ajo rrëfen për Inside Story, tmerrin që kanë përjetuar në ato momente.

“Ishte një moment traumatik, nuk e gjeta unë por im bir që kishte rënë përmbys, thirri thirri, dhe shkuam im shoq dhe pastaj unë. Ishte gjiri i vogël dhe me shkëmbinjtë aty në Palasën e vogël, e nxorëm ja ashtu ishte një shkëmb pak i pjerrët dhe filluam t’i bënim frymëmarrje artificiale dhe masazh zemre. Zemra filloi të punonte por frymëmarrja është ashtu si superficiale mushkëritë të mbushura me ujë, gjendja ishte shumë e rëndë.

Zgjati ajo frymëmarrja deri sa erdhi helikopteri. Erdhi dhe i biri se ishte në Himarë. Ishte një tmerr s’di ç’të them një tmerr”, u shpreh mjekja që asistoi, Eva Dibra.

Pas disa përpjekjeve për të ardhur në kontakt me ekuipazhin e helikopterit nis kërkim shpëtimi.

Tashmë ishte e qartë se gjëma kishte ndodhur. Helikopteri Bell 222 me gjashtë persona në bord kishte pësuar aksident, duke u zhytur në ujërat e detit Adriatik.

“Ishim mbledhur në shtëpi dhe më duket vëllai e mori vesh i pari Genci që nuk po përgjigjej helikopteri por nuk ja thanë Mozës se ishte një tmerr. Se nuk ishte vetëm Gramozi që ishte përgatitur por ishte edhe i biri. Një tmerr i paparë, tragjedi shumë e madhe i thanë nuk përgjigjet pastaj i thanë që s’ka më helikopter” u shpreh mjekja e familjes, Eva Dibra.

Hipotezat e ekspertëve vërtiteshin rreth iluzionit optik që mund të kishte piloti ose shkaktar ka qenë ndonjë turbulencë ajri vertikale. Iluzionet optike që kanë pilotët kanë të bëjnë me mos qartësimin e horizontit. Deti dhe qielli janë të ngjashëm aq më shumë kur fluturon natën. Kjo mund të bëjë që piloti të humbas lartësinë dhe të rrëzohet. Turbulencat ajrore vertikale tërheqin drejtë tokës ose detin mjetin fluturues. Pavarësisht rrethanave, tashmë kemi tragjedi në 5 familje.

Në secilën prej tyre janë hapur dyert e mortit edhe pse s’duan të humbasin shpresat se mund të jenë gjallë. Tragjedia më e rëndë është në familjen e Gramoz Pashkos. Bashkë me të ka humbur jetën edhe djali i vetëm i tij 24 vjeçar. Nuk besoj se dikush gjen fjalët për të ngushëlluar një nënë që humbet në të njëjtën ditë djalin e vetëm dhe bashkëshortin.

Nuk është aspak e lehtë as për familjen e mjekut 40 vjeçar Aleksandër Baloi. Edhe pse ishte në një ditë pushimi ai u thirr më urgjencë për të shoqëruar pacientin në Itali, për shkak të aftësive që kishte si mjek. Vetëm dy ditë para aksidentit ai kishte arritur të përfundonte studimet master me rezultate shumë të mira.

Tragjedia ka pllakosur edhe në familjet e dy pilotëve dhe të inxhinierit teknik të helikopterit. Ata lanë fëmijët jetim dhe familjarët të zhytur në zi. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori