LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja bamirëse Let’s Dance mbledh 27 mijë euro

Ngjarja bamirëse Let’s Dance mbledh 27 mijë euro

Për të katërtin vit me radhë, rreth 500 vetë u bënë pjesë e ngjarjes me karakter bamirës “Let’s Dance” – “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët”. Ngjarja u mbajt me 1 nëntor 2018 tek “Sheshi 21” në Prishtinë. Shuma e mbledhur këtë vit nga sponsorizimet dhe shitja e biletave është € 27,556.10.

“Është emocionuese të shohësh se çdo vit, misioni i Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë merr çdo herë e më shumë përkrahje nga komuniteti”, thotë Mrika Aliu, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit. Ekipi i Fondacionit, bashkë me grupin e vullnetarëve u angazhuan sërish me të gjitha forcat për ta realizuar edhe këtë vit ngjarjen Let’s Dance.

Ndërkaq, Michael Gold, drejtori i Crimson Capital dhe njëherit bashkëorganiztor i ngjarjes u shpreh, “jemi shumë mirënjohës ndaj sponsorëve, vullnetarëve dhe musafirëve që cdo vit po e përkrahin ngjarjen vjetore dhe nënat e fëmijët në Kosovë.”

Si çdo vit, qëllimi i kësaj ngjarjeje është të mbledhë fonde të cilat më pas përdoren nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë për të mbështetur programe të ndryshme shëndetësore, për të siguruar medikamente dhe pajisje mjekësore dhe për të ofruar shërbime shtesë për foshnjat që kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar, për nënat që presin fëmijë dhe për familjet në përgjithësi.

Ngjarja e bamirësisë Let’s Dance u organizua nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmije bashkë me Crimson Capital.

Ngjarja u mbështet me sponsorizime nga: Banka për Biznes dhe Qumështi Vita si sponsorët kryesorë; 3CIS, Acibadem, Komot Pharm, NLB Bank, Recura Financials, Shkolla Finlandeze si sponsorë të argjendtë; Baruti, Cacttus, Finca, Friends Avenue, HIB Petrol, ICMA, KEP Trust, Meridian Corporation, Oda Amerikane e Kosovës, KOSTT, UBO Consulting si sponsorë të bronztë; si dhe Asseco, Ipko Foundation, ProCredit Bank, Debt Collection Agency, Melita & Partners, PwC, Ndërrmarja Banesore Publike, Bodrumi i vjetër, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Coca-Cola HBC Kosova, Frutomania & Karl Gega, Anise, Frame, Bear Sanctuary, Che bar, KFC, Pizza Crust, Mezzeria, Amel, Remember me, Florentine cheese, Furra Lumi, Thai food, Bonevet, Tina’s roses, Rezniqi, VM3, RTK, Telegrafi, dhe Glam radio si dhe nga individë të shumtë që blenë bileta individuale. Gjithashtu, falenderim i veçantë edhe për Gambelmania, Arben Llapashticën dhe Driton Vitijën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori