LAJMI I FUNDIT:

Ngecja në procesin e njohjeve të Kosovës, për mungesë strategjie

Ngecja në procesin e njohjeve të Kosovës, për mungesë strategjie

Surinami, Singapori, Bangladeshi, Madagaskari e Barbadosi janë pesë shtetet e fundit e të vetmet që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës,  që nga fillimi i vitit 2016. Procesi i njohjeve, i cili ka ngecur viteve të fundit, sipas opozitës, është rezultat i mospunës së institucioneve.

Për deputeten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, shteti duhet të këtë strategji të veçantë lobimi, në mënyrë që të rritet numri i njohjeve.

“Ajo çfarë duhet të bëjë shteti i Kosovës është që të ketë një strategji të qartë se si e shohim ne politikën e jashtme, dhe sigurisht lobimi që bëhet te vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëhet nga njerëz që kanë integritet dhe profesionalizëm në këtë drejtim”, theksoi Haxhiu.


E profesori universitar dhe analisti politik Behlul Beqaj, duke folur për njohjet, tha për Radio Kosovën se edhe degradimi i vazhdueshëm i shtetit po ndikon në ngadalësimin e procesit të njohjeve, përderisa, sipas tij, këtë proces më së tepërmi po e stagnon mospuna e  Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Rol të veçantë ka paaftësia, joprofesionaliteti dhe mosaktivizimi konkret i Ministrisë së Jashtme, e cila, para se gjithash e ka obligim të tërheq miq dhe shtete, të cilat janë të gatshme për ta njohur Kosovën dhe për të vazhduar bashkëpunimin bilateral apo multilateral”, pohoi profesor Behlul Beqaj.

Radio Kosova ka kërkuar një koment edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, të cilën e ka pyetur edhe për atë se a kanë një strategji të veçantë për rritjen e numrit të njohjeve, por, për ditë të tëra, nuk ka marrë përgjigje nga kjo ministri.

Përveç me numrin e vogël të njohjeve, që shtetit po i vijnë viteve të fundit, Kosova po përballet edhe me presionin e vazhdueshëm që Serbia po ua bën shteteve të ndryshme për të mos e pranuar pavarësinë apo edhe për të tërhequr njohjen.

Krerët shtetërorë të Serbisë, shpesh deklarojnë  se shtete të ndryshme e kanë tërhequr njohjen. Por, sipas autoriteteve kosovare, bazuar në të drejtën ndërkombëtare nuk ekziston tërheqja e njohjes, por vetëm ngrirja e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori