LAJMI I FUNDIT:

“Nga ‘znash srpski’-malo”, tek “kërkim-falja e Vuçiqit se nuk flet shqip”, Kusari-Lila i kundërpërgjigjet kritikave të opozitës për Planin evropian

“Nga ‘znash srpski’-malo”, tek “kërkim-falja e Vuçiqit se nuk flet shqip”, Kusari-Lila i kundërpërgjigjet kritikave të opozitës për Planin evropian

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila i është përgjigjur kritikave të partive opozitare lidhur me Planin evropian, duke thënë se nga një moratorium i qeverive të kaluara ku për një vit u ndalën lobimet për njohje dhe kërkesat për anëtarësim në organizata, në këtë plan thuhet se Serbia nuk do të pengojë Kosovën për anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Kusari Lila para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për Planin Evropian tha se përveç që ishte qeveri me mandat jokushtetues, duke iu referuar Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, ai tha se të njëjtit kanë nënshkruar edhe moratoriumin që ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

“Përveç që ishit me mandat jo kushtetues, nënshkruat edhe një marrëveshje jo kushtetuese…”, tha ajo, duke shtuar se me nënshkrimin e Moratoriumit pranuan që Kosova për një vit të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe të ndalohet lobimi për njohje.


Ndërkaq, sipas saj, në Planin evropian thuhet se Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, raporton Telegrafi.

“…edhe në termat figurativ si mund të përshkruhet avancimi i procesit të dialogut, dinamika…shkon prej pyetjes nga ‘znash srpski-malo’ tek ‘kërkimfalja e Vuçiqit – më fal se nuk flas shqip’”, tha shefja e deputetëve të LVV-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Lajme
Kalo në kategori