LAJMI I FUNDIT:

Nga Shaqiri te Podolski e Anelka, këto janë transferimet më të dështuara të janarit në Serie A

Nga Shaqiri te Podolski e Anelka, këto janë transferimet më të dështuara të janarit në Serie A

Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar një listë me transferimet e dështuara të afatit kalimtar të janarit në Serie A, ku aty gjenden shumë yje të njohura – ndër to edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Tregu i transferimit të janarit gjithmonë sjell shumë entuziazëm, por asnjëherë nuk garanton sukses.

Duke u bazuar në këtë thënie, ne shikojmë transferimet dimërore të viteve të fundit që nuk kanë ‘ndezur’ në kampionatin italian, Serie A.


Gazeta e njohur spanjolle Marca ka përpiluar një listë me transferimet e dështuara të janarit, ku zënë vend shumë yje.

Aty bëjnë pjesë yje të njohura si Lukas Podolski, Nikolas Anelka, por edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Telegrafi ua sjell më poshtë disa nga transferimet më të dështuara të janarit në Serie A.

Lukas Podolski (Inter)

Pas sezoneve shumë të mira në Bayern Munich dhe Koln, gjermani përfundoi në Inter në aftin e dimrit të sezonit 2014/15, kur ai nuk ishte më titullar i rregullt në Arsenal.
Në Serie A, ai nuk arriti të shkëlqejë, pavarësisht se luajti 17 ndeshje, ku arriti të shënoj vetëm një gol të vetëm.
Në verë, ai zgjodhi një tjetër ndryshim të peizazhit dhe u transferua te turqit e Galatasarayt.

Tomas Rincon (Juventus)

Pas tre sezoneve mbresëlënëse në nivel të lartë me Genoan, Juventusi vendosi të paguajë tetë milionë euro në afatin dimëror të sezonit 2017/18 për mesfushorin.
Ai nënshkroi një marrëveshje trevjeçare e gjysmë, por Rincon u paraqit vetëm në 13 ndeshje në vitin që ai arriti dhe përfundoi me huazim te Torino në sezonin e ri.

Nicolas Anelka (Juventus)

Juventusi ishte një nga ndalesat e tij të fundit në udhëtimin e tij të futbollit pasi udhëtoi aq shumë neper kampionate botërore gjatë gjithë karrierës së tij.
Ai u bashkua me Bianconerët në moshën 34-vjeçare, duke arritur në dimrin e vitit 2014, por ai luajti vetëm dy herë atë sezon dhe në sezonin pasues u bashkua me anglezët e West Bromwich Albion si një agjent i lirë.

Didac Vila (AC Milan)

Një tarifë prej katër milionë eurosh u pagua në dimrin e sezonit 2011/12 nga gjigantët italianë të Milanit pas shfaqjeve të tij të shkëlqyera me Espanyolin.
Katalunasi nuk gëzoi shumë fat si një Rossonero dhe, pak muaj pas mbërritjes së tij, ai u kthye në Espanyol në huazim pas vetëm një loje të vetme për Milanin.

Xherdan Shaqiri (Inter)

Shaqiri kishte probleme në Bundesliga dhe kishte probleme edhe në Itali, ndoshta edhe më shumë sesa në Gjermani.
Në dimrin e sezonit 2014/15, Shaqiri kaloi si huazim te Interi, por asgjë nuk ka shkuar sipas planit për yllin shqiptar.
Gjashtë muaj më vonë, gjilanasi bëri kalimin e tij në Stoke City, ku ai qëndroi për tre vjet dhe pati paraqitje e formë të mirë.

Maniche (Inter)

Portugezi iu bashkua Atletico Madridit në sezonin 2006/07, por një vit më vonë, në dimrin e 2007/08, ai vendosi të lëvizë në drejtim të Interit.
Kjo do të ishte aventura e tij e parë në Serie A dhe ishte një që nuk shkoi mirë.
Ju mund të llogarisni me gishta numrin e ndeshjeve që ai luajti me Nerazzurët dhe ai shënoi vetëm një gol të ligës përpara se të kthehej në Atletico.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Ndërkombëtare
Jo vetëm thirrjet ndaj Asensios, edhe për Vini Jr pati thirrje raciste

Jo vetëm thirrjet ndaj Asensios, edhe për Vini Jr pati thirrje raciste

La Liga
Kalo në kategori