Nga Rrudhani te Asllani e Muric – top pesë futbollistët kosovarë që shkëlqyen në fundjavë

Vikendi që lamë pas ishte mjaft i suksesshëm për disa prej futbollistëve kosovarë që luajnë në arenën evropiane.
Që nga Donat Rrudhani deri tek Fisnik Asllani dhe Arijanet Muric, secili në një mënyrë apo tjetër, ishin vendimtar këtë fundjavë për ekipet e tyre respektive.
Donat Rrudhani shkëlqeu me gol dhe asistim në fitoren e ngushtë të Luzernit me rezultat 4-3 në udhëtim ndaj Winterthur, ku për këtë paraqitje ishte vlerësuar me notën 9.4 nga Sofascore.
Me paraqitje fantastike këtë fundjavë u dallua edhe sulmuesi dardan Fisnik Asllani i cili edhe njëherë tjetër ishte vendimtar në fitoren e Elversbergut.
Asllani shënoi dy gola në takimin që ekipi i tij e fitoi me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Eintracht Braunschweig dhe për këtë paraqitje ai u vlerësua me notën 9.3 nga Sofascore.
Punë të jashtëzakonshme mes dy shtyllave bëri edhe portieri Arijanet Muric, i cili pati plotë pesë pritje në duelin që Ipswich Town e fitoi me rezultat 2-1 ndaj Wolvesit në udhëtim.
Këto pritje të Muric bën që ai të vlerësohet me notën 8.3 nga Sofascore dhe t’i dhurojë ekipit të tij fitoren e parë pas katër ndeshjeve pa rezultat pozitiv.
Pasi shënoi në Ligën e Kampionëve ndaj Feyenoordit, Albion Rrahmani formën e mirë e barti edhe në kampionat.
Rrahmani shënoi gol në fitoren e Sparta Prahës me rezultat 2-1 ndaj Jablonec, duke marrë notën 7.8 nga Sofascore.
Këtë fundjavë shkëlqeu edhe mesfushori Muharrem Jashari, i cili shënoi golin e vetëm të LNZ Cherkasy në barazimin me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Oleksandria.
Jashari u vlerësua me notën 7.8 nga Sofascore për paraqitjen e tij në këtë takim, teksa tashmë ka shkuar në kuotën e katër golave në kampionat pas 17 ndeshjeve, ndërsa ka edhe dy asistime./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani