Nga oborri i shtëpisë te futbolli i lagjes deri në yjet e Malit të Zi: Edvin dhe Armisa Kuc, vëlla dhe motër me një karrierë të shkëlqyer dhe pjesë e Përfaqësueses malazeze

Edvin dhe Armisa Kuc janë shembulli i përkryer i talentit futbollistik dhe dashurisë për lojën që ecën brenda një familjeje. Vëlla e motër, të dy kanë rrugëtuar në një udhëtim fantastik dhe që kanë pasionin e madh për futbollin.
Lindur dhe rritur në një familje që i ka vlerësuar dhe mbështetur aspiratat e tyre sportive, Edvin dhe Armisa kanë ndjekur ëndrrat e tyre duke u ngjitur nëpër radhët e futbollit për të arritur vende të larta si lojtarë të përfaqësueses së Malit të Zi.
Armisa (31) është më e madhe në moshë se Edvin (30) dhe që të dy kanë arritur të krijojnë një emër shumë të respektuar në futbollin e Malit të Zi si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave.
Ndërkohë që Edvin shfaqet me forcë dhe teknikë në mesfushë, duke u bërë një element stabilizues për skuadrën e tij Ballkanin, Armisa është një sulmuese e rrezikshme që i kanë frikën të gjitha mbrojtjet kundërshtare dhe portieret e tyre.
Edvin dhe Armisa janë dëshmi e gjallë se futbolli nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për përkushtim dhe dëshirë për të arritur majat.
Mesfushori i Ballkanit e ka nisur karrierën te skuadra e vendlindjes Ibar Rozhajë, për të vazhduar te Berane, Deçiç, Usti nad Labern, Mladost, sërish te Deçiç e pastaj te Rudar para se t'i bashkohet suharekasve në vitin 2019 ku tani është kapiten dhe njëri nga mesfushorët më të mirë në Kosovë.
Në anën tjetër Armisa karrierën e ka nisur në skuadrën Ekonomist, para se të vazhdoj në disa vende të ndryshme të Evropës si SFK 2000, Kvarnsvedens, Real Zaragoza, Malaga, FC Minsk, Zenit st Petersburg dhe tani është pjesë e skuadrës turke Ankara BB.
Në një intervistë për Telegrafin, Edvin dhe Armisa janë rrëfyer për karrierën e tyre, duke treguar nga fillimi e deri më tani ku të dy janë pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi dhe janë ndër futbollistët kryesorë të kësaj përfaqësuese.
Edvin dhe Armisa, si është të jeni vëlla e motër futbollistë/e?Edvin Kuc: Për mua Armisa është heroi i qytetit tonë, pasi duke marrë parasysh që në Rozhajë nuk ka asnjë klub futbolli për femra, ajo bëri një karrierë të madhe me vullnetin, talentin dhe punën e saj.
Armisa Kuc: Është një nder i madh të kem një vëlla që është futbollist i shkëlqyer dhe një njeri edhe më i mirë.
Armisa Kuc: Edvini filloi i pari, unë erdha të shikoja stërvitjet dhe m'u pëlqyen, kështu që u bashkova me ta.
Armisa Kuc: Ne kemi luajtur shumë herë së bashku në ekip dhe kundër njëri-tjetrit. Kur kemi pushime, zakonisht stërvitemi së bashku dhe ndonjëherë luajmë.
Armisa Kuc: Kënaqësi e madhe, të përfaqësosh vendin ku ke lindur është një sukses i madh për ne.
Armisa Kuc: Ne kemi karriera njëlloj të mira dhe nuk duam të ndalemi këtu. Punuam shumë dhe në fund ia dolëm mbanë.
Armisa Kuc: Edhe pse Edvini është më i ri se unë, ai më jep më shumë këshilla se sa i jap unë atij. Ai është më i pjekur se unë dhe unë jam gjithmonë e lumtur t’i dëgjoj këshillat e tij.
Armisa Kuc: U ndamë kur ishim më të rinj, por unë gjithmonë i ndjek ndeshjet e tij dhe jam krenare për të.
Armisa Kuc: Nuk e di, ne nuk flasim për këtë, por ai dhe unë jemi të kënaqur me atë që kemi arritur dhe kemi krijuar deri më tani.
Armisa Kuc: Unë jam lojtarja më e mirë femër në Mal të Zi për herën e dytë, me siguri është një sukses i madh për mua. Jam e sigurt që edhe Edvini do ta arrijë atë trofe, në mënyrë që një ditë të ngjitemi së bashku në podium. /Telegrafi/


































































