LAJMI I FUNDIT:

Nga një i pastrehë në artistin viral – Historia interesante e G4shit

Nga një i pastrehë në artistin viral – Historia interesante e G4shit
G4shi (Foto: Paige Kindlick for HollywoodLife)

Labinot “Larry” Gashi, të cilin e njohim me emrin e tij skenik, GASHI, ishte në rrugë vetëm disa vjet më parë, por jeta e tij mori një kthesë pasi ai u frymëzua kur pa një billboard të mikut të tij, ASAP Rocky, gjersa po shëtiste në Rrugën East Houston në New York.

“Shikova lart dhe pashë fytyrën e tij në një billboard, dhe ishte dikush që e njihja para se të bëhej i famshëm, dhe unë mendoj se ai më motivoi. Unë e përdor si një shembull. Nëse ai mund ta bënte atë, pse nuk mund ta bëja unë?”, ka thënë G4shi në një intervistë ekskluzive për Hollywood Life.

G4shi nënshkroi kontratë me Jay Z dhe RCA – vite pasi Jay në fakt hodhi në plehra një CD që Gashi i dha gjatë një takimi.


G4shi (Foto: Paige Kindlick for HollywoodLife)

Më 20 shtator, reperi lëshoi albumin e tij të parë, të cilin e kishte filluar të punonte kur ishte i pa strehë në rrugët e New York – tani, ai mban një orë prej 250,000 dollarësh në dorë.

“Gjërat kanë ndryshuar, dhe unë jetoj një jetë krejtësisht ndryshe. Çdo gjë që kam kërkuar ndonjëherë po ndodh ngadalë, por unë jam i përgatitur për të sepse e kam pritur për 10 vjet”, ka thënë ai.

Albumi i parë i kishte marrë shumë kohë sepse kështu deshi artisti, pasi sipas tij kjo është përshtypja e parë që cakton se si njerëzit do të të shohin më tutje.

https://www.instagram.com/p/B2602sPldlQ/

Ai shtoi se frymëzimet e tij gjithashtu variojnë nga Bono tek Lil Peep e deri te Lana Del Ray. “Ka frymëzim kudo. Unë mendoj se jam plot dashuri dhe nuk kam dëshirë të tregoj gjëra që i urrej. Dua të tregoj gjëra që më pëlqejnë, ”zbuloi artisti i hitit ‘My Year'”.

“S’ është kaq e thjeshtë të thuash që nuk të pëlqen diçka, unë mendoj se është vanilla, unë mendoj se është shumë e thjeshtë. Ka frymëzim kudo. Disa njerëz duhet të ngrenë kokën dhe ta mbajnë kokën lart”, spjegon mes tjerash 28-vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori