LAJMI I FUNDIT:

Nga një lojtar profesionist, në rregullues të orëve – Lichtsteiner befason me profesionin e ri pas pensionimit nga futbolli

Nga një lojtar profesionist, në rregullues të orëve – Lichtsteiner befason me profesionin e ri pas pensionimit nga futbolli

Ish-anëtari i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner ka filluar të punojë si rregullues i orëve, pas pensionimit nga futbolli.

37-vjeçari u pensionua nga sporti më i ndjekur në botë në muajin gusht të vitit të kaluar, derisa ka filluar të bashkëpunojë me brendin zviceran të orave ‘Maurice de Mauriac’.

Lichtsteiner bëri 108 paraqitje për përfaqësuesen e Zvicrës gjatë  karrierës së tij të pasur.


Ai kishte po ashtu një vit te Arsenali mes 2018 dhe 2019, duke realizuar një gol dhe ka bërë një asistim në 23 ndeshje.

Mbrojtësi kishte luajtur edhe për skuadra si Juventusi, Lazio, Lille, gjersa ishte edhe lider i Helvetikëve.

Por, tani karriera e tij ka marrë plotësisht një kaheje tjetër, pas pensionimit të futbollit, derisa në një intervistë për Reuters tha: “Dua të bëjë diçka më produktive”.

“Nëse je një ekonomist, ju mund ta bëni atë gjithë jetën, por nëse jeni futbollist, mund të luani në nivele të larta deri në moshën 30-vjeçare, duhet të gjeni më pas diçka tjetër”.

Orët që do t’i rregullojë Lichteiner dhe të ardhurat nga to, do të shkojnë që të gjitha për bamirësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori