LAJMI I FUNDIT:

Nga një futbollist profesionit, përfundon në bukëpjekës dhe sharrëxhi – historia e pabesueshme e ish-anëtarit te Interit

Nga një futbollist profesionit, përfundon në bukëpjekës dhe sharrëxhi – historia e pabesueshme e ish-anëtarit te Interit

Prej disa vitesh tani, Fabio Macellari është zgjuar çdo natë dhe pjesën më të madhe të ditëve i kalon në pyll.

Nuk është për kënaqësinë e shijimit të orëve të natës, ose sepse pëlqen peizazhet natyrore dhe vendet ekzotike.

Ish-futbollisti i Bolognas, Cagliarit, Lecces dhe Interit, sot jeton nga puna e tij si furrtar dhe, nëse është e nevojshme, si sharrëxhi.


Arsyeja? Macellari e shpjegon vetë, duke pranuar se harxhoi gjithçka që i kishte dhënë futbolli profesionist.

Ai e ndryshoi jetën e tij, jo me vullnet, por nga nevoja. Jeta e mirë e natës, diskotekat, miqësitë, shpenzimet e çmendura dhe standardi i jetesës që ai mund të përballonte duke vrapuar pas një topi, kur ishte 20 vjeç, sot po sigurohet me djersën e ballit.

“Unë bëra disa gabime dhe madje përdora drogë” – deklaroi gjatë një episodi të programit “Non è la d’Urso.

“Kur jeni djalë i ri, fitime të caktuara të mbërrijnë, keni një standard gjithnjë e më të lartë jetese, nuk e kuptoni se çfarë mund t’ju ndodhë më pas”.

Për Macellari, humnera erdhi pasi karriera e tij si futbollist i një niveli të caktuar përfundoi. Nga viti 2005 deri më 2015 (viti në të cilin “vari këpucët në gozhdë”) ai e gjeti veten duke luajtur në ligat e vogla, në kategori që nuk garantonin më shikueshmëri dhe fitime të rëndësishme.

“Kthimi në një ritëm normal të jetës nuk është i lehtë për një futbollist, që është mësuar me gjithë të mirat. Unë isha shumë bujar sa luaja futboll, paguaja si i devotshëm për gjithçka. Shkova deri në tunelin e drogës. Pra, harxhova tërë kursimet e karrierës si profesionist në futboll.  Në këto raste e kuptoni që duhet t’ia filloni nga e para ose të vdisni”.

Sot, 45-vjeçari Macellari është kthyer për të jetuar në Bobbio, vendlindjen e tij, larg zhurmës së futbollit, që ende e ndjek, duke patur licencë për trajner. Së bashku me djalin dhe familjen e tij, ish-lojtari i Interit përpiqet të japë një shembull të mirë sidomos për më të vegjlit, që sot kanë famë dhe para: “Ata bëjnë të njëjtën jetë që bëra edhe unë dikur, kur shkoja në klube të natës. Kini kujdes!”.

Lojtarët shpeshherë e kanë gjetur vetën në buzë të greminës dhe kjo gjë u ka kushtuar edhe me jetë, duke mos arritur të vlerësojnë atë që nuk kishin dhe atë që posedonin më pas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori