LAJMI I FUNDIT:

Nga një copë pëlhure mund të bëni një sërë veshjesh – nga shalli deri te fustani

Nga një copë pëlhure mund të bëni një sërë veshjesh – nga shalli deri te fustani

Shamia me përmasa të mëdha është inspirim për gardërobë verore

Nëse dëshironi të bartni ndonjë kreacion me shumë qëllime dhe dëshironi të ndryshoni kur ju bëhet monotone, kjo është ide e shkëlqyeshme.


Shumëllojshmëria e përshtatjes së një cope të madhe pëlhure, e cila mund të duket elegante dhe e rastësishme, është ideale për verë. Me këtë do t’ju duhen vetëm edhe disa llastikë flokësh.

Inspirimi për mënyrat e lidhjes vijnë nga India, ku bartet – sari, transmeton Telegrafi.

Sarah Levenson Yonever na ka prezantuar mënyra të ndryshme të lidhjes, bëhet fjalë për truket praktike të cilat mund të shpëtojnë veshjen.

Në video sjell një sërë idesh të shkëlqyeshme, ndërsa rezultati është llojllojshmëria e copave të pëlhurës.

Avantazhi i mënyrës së përshtatjes është edhe fakti që mund t’i bëjë thjeshtë çdokush. Një pëlhurë e këtillë mund të jetë fanella, shalli, fustani apo bolero.

Inspirimi është sari, pëlhurë e gjatë deri në tetë metra, që edhe sot është pjesë e veshjes tradicionale në Indi. Është praktike dhe e rehatshme dhe mund ta përshtatim në një sërë mënyrash.

Disa sare kanë motive dhe qëndisje dhe disa janë mjaft të thjeshta. Sido që ta vendosni së bashku, duket shumë femërore dhe komode. Mund të veprojë si një bluzë apo edhe një fustan mbrëmjeje. /Telegrafi/