Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen analiza nga gazetarët sportivë të redaksisë së Telegrafit për ndeshjet që i presin Kosovën dhe Shqipërinë. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Pas diskutimeve të gjera për kombëtaren e Shqipërisë dhe ndeshjen e saj ndaj Serbisë, gazetarët e Telegrafit kthyen vëmendjen te Kosova, ku folën për emrat e ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda.


Aty u vu në pah mungesa e disa lojtarëve si Behar Neziri, Donat Rrudhani dhe Bledian Krasniqi.

“Në listë do të kisha dashur ta shoh një lojtar që po më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Fatkeqësisht është në listën rezervë, është Behar Neziri i cili po luan për mrekulli te St.Gallen”, ka thënë gazetari Romak Zeqiri.

“Bersant Celina i cili po kalon një formë të mirë me AIK-un, besoj që mundet me iu bo vendi, por edhe një mungesë paksa e çuditshme, është ajo e Donat Rrudhanit”.

“Një lojtar që u afrua me shumë bujë e kemi pa që nuk është grumbulluar në dy ndeshjet e fundit, Bledian Krasniqi i Zurichut”, përfundoi ai.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com