Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka miratuar programin qeverisës për vitet 2021-2025.
Sipas këtij programi të cilin tashmë Zyra e Kryeministrit e ka publikuar të plotë, ndër prioritetet më urgjente për Qeverinë Kurti janë menaxhimi i pandemisë COVID-19 dhe lehtësimi i pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia.
Po ashtu prioritet tjetër i kësaj qeverie mbetet edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.
Sa i përket menaxhimit të pandemisë, Qeveria Kurti ka paraparë të ndërmarr disa hapa, në mesin e të cilëve është sigurimi i vaksinës për 60% të qytetarëve, në grup moshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fund të këtij viti, pako emergjente financiare për mbështetje të trajtimit klinik për të shtruarit në klinikat e dedikuara për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe shumë hapa të tjerë, shkruan Telegrafi.
Më tej Qeveria Kurti në programin qeverisës ka paraparë edhe riorganizim të sektorit të shëndetësisë, si dhe ndryshimin e Ligjit për Sigurim Shëndetësorë.
Lidhur me parandalimin dhe luftimin e krimit, Qeveria ka paraparë ngritjen e kapaciteteve njerëzore, analitike dhe hetuese të mekanizmave të rendit dhe sigurisë. Po ashtu qeveria synon të përfundoj procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Synimi jonë është që procesin e liberalizimit të vizave ta rikthejmë nga një proces i politizuar, në proces teknik. Integriteti, kredibiliteti dhe funksionimi normal i sistemit të drejtësisë, që prodhon rezultate në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë thelbësore që Kosova të liberalizojë lëvizjen e lirë të qytetarëve”, thuhet në programin qeverisës.
Sa i përket politikës së jashtme dhe diasporës, Qeveria Kurti ka thënë se për këtë gjë prioritet është forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, përmes integrimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përmirësimit të shërbimit të jashtëm, strategjisë së lobimit dhe promovimit diplomatik, kulturor dhe ekonomik.
“Me një orientim konstant kah shteti ligjor modern evropian, duke u mbështetur fort në fundamentin tonë politik në bashkësinë e demokracive liberale, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-të, dhe me një pozicionim të qartë kundër tendencave dhe shteteve autoritare, Kosova qëndron fort si një partner dhe i qëndrueshëm e strategjik në krah të miqve dhe aleatëve në BE, NATO dhe më gjerë. Qeveria e Republikës së Kosovës do të japë me shumë energji dhe vendosmëri kontributin e saj brenda bashkësisë transatlantike të demokracive dhe shteteve ligjore. Do të paraqesim kërkesën për anëtarësim të Kosovës në BE dhe NATO si dhe do të anëtarësohemi në Kartën e Adriatikut”, thuhet mes tjerash në programin qeverisës.
Lidhur me dialogun me Serbinë, Qeveria Kurti thekson se është e gatshme ta njohë ndërkombëtarisht Serbinë nëse kjo e fundit e njeh Republikën e Kosobës dhë në veprimet dhe deklarimet e saj distancohet nga kërcënimi i Republikës së Kosovës dhe i fqinjëve të tjerë në rajon me ndërhyrje politike dhe retorikë nacionaliste e shpesh edhe raciste.
“Qeveria e Kosovës angazhohet në dialogun me Serbinë me synim normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve dypalëshe. Dialogu me Serbinë zhvillohet për adresimin e çështjeve ndërshtetërore dhe fqinjësisë së mirë, dhe ka orientim kryesor përfitimet e qytetarëve nga rezultatet e dialogut ndërshtetëror. Marrëveshja finale e synuar do të ketë brenda të gjitha çështjet e pazgjidhura që nga sukcesioni i ish Federatës Jugosllave në të cilën Kosova ishte element konstituiv”, thekson Qeveria.
Qeveria e Kosovës thekson se do të marr pjesë në dialogun me Serbinë me parime të qarta dhe me qëllimin që marrëveshja finale përveç çështjeve ndërshtetërore do të përfshijë edhe njohjen reciproke mes shteteve, njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së si dhe anëtarësimin në OKB.
Programin e plotë qeverisës të Qeverisë Kurti mund ta gjeni më poshtë. Qeveria gjithashtu ka publikuar edhe Programin Legjislativ për vitin 2021, të cilin mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/
\
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova