LAJMI I FUNDIT:

Nga lufta në turizmin e Vlorës, dy gra ukrainase fillojnë punë në bregdet

Nga lufta në turizmin e Vlorës, dy gra ukrainase fillojnë punë në bregdet

Natalya Antonova dhe Katya Tallash janë dy prej shumë shtetaseve ukrainase që për shkak të luftës kanë mbërritur në Vlorë. Përveç strehimit, ato tashmë kanë gjetur edhe punë.

“Kam një jave që kam ardhur në Vlorë së bashku me nënën time mbas ftesës së pronarit të hotelit ku vinim me pushime. Në qytetin ku jetoj ishim të pasigurt. Ajo çka po ndodh në Ukraine nuk është luftë, është genocid . Me një makine të vogël nëpër rrugë dytësore kemi udhëtuar gjatë për të ardhur këtu. Unë kam gjetur punë si ndihmës estetike”, u shpreh Natalya.


“Në qytetin ku jetoja nuk mund të hysh pasi ushtaret rus që kanë shkatërruar godinat ku jetojnë civilët. Vrasin fëmijë të vegjël, është e bombarduar e gjithë Ukraina”, tha Katya.

“Ne nuk na pëlqen të rrimë kot por duam të punojmë. Kisha agjenci ndërsa prindërit kishin një restorant tashmë i mbyllur. Punoj vetëm unë sepse është dëshira ime të punoj”, tregon ajo më tej.

Një nga njerëzit mbështes për Katya është Helena, një bjelloruse e cila prej dy vitesh jeton dhe punon në Vlorë.

“Jam larguar nga Bjellorusia dy vite me parë për shkak të problemeve politike atje, komunizëm. Tani prej dy vitesh jetoj në Vlore dhe jam shefe kuzhine në një restorant. Kam ndihmuar dhe do të ndihmoj çdo ukrainas të strehohen dhe të gjejnë punë. Pasi fillimi është i vështire për cdokend qe vjen në një vend të ri”, tha bjellorusja.

Administratori i restorantit, ish-emigrant në Itali, e di mirë se çfarë do të thotë të kërkosh punë në një vend të huaj.

“7 deri 8 orë në dite punon në dite, është pjesë e familjes sonë. Sapo na thane që është ukrainase menjëherë e kemi marr në punë, ta ndihmojnë. Katias po i mësojmë shqip”, shprehet administratori.

Dikur turistët me peshën më të madhe në sezonin veror, sot ukrainasit janë mirëpritur nga vlonjatet që i kanë strehuar, por edhe punësuar në bizneset e tyre. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori