LAJMI I FUNDIT:

Nga Kanada në Australi, si përfunduan pamjet e grushtave në Kuvend në ballinat e mediave botërore

Nga Kanada në Australi, si përfunduan pamjet e grushtave në Kuvend në ballinat e mediave botërore

Debate, akuza e në fund dhuna fizike shpërtheu gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, ku u përfshinë deputetët e PDK-së dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Kjo përleshje u pasqyrua edhe në mediat ndërkombëtare, ku u raportua gjerë e gjatë rreth rrahjes në tempullin e demokracisë.

“Në video nga brenda parlamentit shihet një deputet i partisë opozitare duke i hedhur ujë Kurtit dhe deputetit të tij. Përleshja u përhap më pas kur ligjvënës të tjerë të opozitës dhe koalicionit qeverisës iu afruan podiumit ku janë ulur ministrat”, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.


Dhuna në Kuvend – reagimet e vendorëve dhe ndërkombëtarëve: Ngjarjet e tilla nuk guxojnë të përsëriten, kanë pasoja të rënda për qytetarët dhe vendin
Lexo po ashtu Dhuna në Kuvend – reagimet e vendorëve dhe ndërkombëtarëve: Ngjarjet e tilla nuk guxojnë të përsëriten, kanë pasoja të rënda për qytetarët dhe vendin

Mediumi britanik, The Guardian në ballinë të saj kishte titullin “shpërthen sherri në Kuvendin e Kosovës pasi u hodh ujë në drejtim të kryeministrit”.

“Përleshje e madhe shpërtheu në parlament pasi deputeti i opozitës i hedh ujë kryeministrit”, raporton televizioni Skynews.​

“Deputetët e Kosovës përleshen ndërsa kryeministri flet për zbutjen e tensioneve me serbët”, kështu i përshkruan ngjarjet e mbrëmshme Aljazeera.

“Kryeministri i Kosovës përmbytet me ujë, duke nxitur një sherr në parlament”, thotë mediumi kanadez cbc.

Gazeta e përditshme turke, Dailysabah shkruan se ligjvënësit e Kosovës përleshen në parlament.

Edhe në Australi u raportua për dhunën fizike në Parlamentin e Kosovës. Mediumi News.com.au thotë se përleshja shpërtheu pasi ishte lagur me ujë kryeministri.

Momenti kur Hajdar Beqa ia merr syzet ministrit Murati dhe e godet me to
Lexo po ashtu Momenti kur Hajdar Beqa ia merr syzet ministrit Murati dhe e godet me to

Ndryshe Kuvendi dje ishe arenë e tensioneve të papara deri më tani./Telegrafi/. 

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori