Policia e Vlorës ka zbuluar një bazë armatimi në fshatin Babicë. Në pranga është vënë një person nga ky fshat, që dyshohet se ka lidhje me grupet kriminale.
Drejtori i policisë së Vlorës Ermal Muçaj tha në një deklaratë për mediat se janë sekuestruar armë të kalibrave të ndryshëm, mes të cilave një snajper, municione, veshje për maskim.
Gjithashtu, Muçaj bëri me dije se grupi kriminal kishte radio të lidhura me valët dhe frekuencat e policisë.
Brenda bazës janë gjetur edhe mina me telekomandë, si edhe sasi të konsiderueshme parash.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e Forcës Speciale “RENEA”, janë përfshirë në veprime të thelluara hetimore dhe operacionale, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale, dokumentimin e aktivitetit të grupeve kriminale, identifikimin e anëtarëve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.
Falë informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative, për subjektin Luciano Deraj alias “Albano”, banues në Babicë të Madhe, Vlorë, në hetim nga ana jonë, për kryerjen e dy veprave të rënda kriminale, disa kohë më parë, në Vlorë, i cili posedonte një arsenal armësh, municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, për llogari të tij dhe të personave të tretë, anëtarë të një grupi kriminal në qytetin e Vlorës, të cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale.
Në kuadër të ketij operacioni, i cili u zhvillua në orët e para të mëngjesit, në rrethinat e Vlorës dhe qytet, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur dhe sekuestrimi i një sasie të madhe armatimi, si më poshtë:
“Një armë zjarri snajper e kalibrit 7.62 mm, e montuar në gjendje luftarake, me silenciator (zhurmëmbytës);
Pjesë përbërëse të armëve luftarake, për formimin e 2 armëve të tjera zjarri pushkë snajper;
Një armë zjarri pistoletë, e markës “Zastava” kalibri 10 mm, dhe 2 krehra me fishekë të po këtij kalibri;
Një armë pistoletë-stilolaps me ngjyrë bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6 mm;
Një armë e futur në këllëf, e kalibrit 12 mm, prodhim Rus;
Dy kuti plastike me material ndihmëse për mirëmbajtjen e armëve snajper;
Minë e përshtatur me celular dhe eksploziv plastik, si dhe shtatë kallëpe me lëndë eksplozive plastik të kapaciteteve 200 dhe 400 gr;
8. Katër silenciatorë me trup metalik me ngjyrë të zezë për armë të gjata;
Një dylbi optike termike me ngjyrë ushtarake, me gjatësi 41 cm me shikueshmëri natën;
Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi;
Dy palë dylbi optike vëzhgimi;
Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit;
Një kuti plastike me ngjyrë të zezë, brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë kalibri 9 mm;
Një sasi e madhe fishekësh të kalibrit 7.65 mm dhe 45 krehra automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri;
Nje sasi e madhe fishekësh kalibri 12 mm;
Disa mijëra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, ndezësa granatash dore;
Disa celëularë që do t’i nënshtrohen ekspertizës;
Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin, me karikuesin e saj në valë të DVP Vlorë;
Një pajisje me antenë;
Njësi qëndrore kompjuteri dhe DVR;
Një numër i madh targash automjetesh dhe celësash të ndryshëm automjetesh;
Disa maska me ngjyre të zeze dhe maska silikoni me formën e kokes se njeriut;
Disa fenelina policie dhe veshje te ndryshme.
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, gjatë operacioneve të koduar “Knock Out 4” dhe “Knock Out 5”, që u finalizuan gjatë muajit shkurt, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: 1 minë me telekomand, 5 kallepe tritol, 7 kapsolla dentoatore, 4 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale.
Strukturat e Policisë janë tërësisht të angazhuara dhe të përkushtuara për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin dhe paligjshmëritë.
Në këtë kuadër, ftoj përsëri qyetarët që të jenë akoma më bashkëpunues me Policinë, pasi vetëm së bashku mund të krijojmë një ambient sa më të sigurtë për qytetarët dhe aspak të sigurtë për elementet kriminale”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi