Llogaritja dimërore e kohës nis këtë të diel dhe natën ndërmjet 28-29 tetorit, akrepat e orës do të kthehen një orë pas.
Në orën 3:00 të mëngjesit, akrepat e orës duhet të kthehen një orë pas, pra në orën 02:00, që është në përputhje me Aktin e Llogaritjes së Kohës.
Duke u kthyer në kohën e dimrit, dielli do të lindë dhe do të perëndojë më herët, ndërsa natën kur orët do të kthehen prapa, shumë njerëz do të flenë një orë më shumë. Gjithashtu, ditët do të kenë më pak dritë pasdite.
Koha e kursyer fillon në fundjavën e fundit të marsit dhe përfundon në fundjavën e fundit të tetorit.
Futja e të ashtuquajturës ‘Koha e kursimit të ditës’ fillimisht u propozua për të kursyer energji si “Daylight Saving Time” (DST). Kjo u sugjerua për herë të parë nga Benjamin Franklin në 1784 në një ese që ai ua dërgoi redaktorëve të një gazete parisiene. Kalimi u krye zyrtarisht për herë të parë në një pjesë të Kanadasë në vitin 1908, e ndjekur nga vende të tjera.
Në mars 2019, Parlamenti Evropian votoi për heqjen e rregullave të orës verore dhe dimërore. Votimi kaloi dhe përparoi në Këshillin Evropian, por u ndal me kaq dhe vendimi nuk u zbatua kurrë.
Meteoropatia (ose çrregullimi afektiv sezonal) manifestohet në mënyrë ciklike me simptoma të tilla, si ndryshime në disponim, përgjumje dhe lodhje që shfaqen gjatë ndryshimeve sezonale, veçanërisht në muajt e vjeshtës dhe dimrit, ndërsa më pas përmirësohen me afrimin e pranverës.
Ndikimi në shëndet
Llogaritja verore e kohës u krijua për t’u dhënë njerëzve një orë shtesë të ditës, por realiteti është se ndërsa dimri afrohet dhe nata bie më herët, shumë njerëz e fillojnë dhe e përfundojnë ditën e tyre të punës në errësirë, me pak mundësi për të kaluar kohë në dritën e diellit.
Është ky lloj ndryshimi që mund t’i bëjë disa njerëz të ndihen në depresion. Ekspertët shpjegojnë se çrregullimi afektiv sezonal (SAD) është një lloj depresioni që vjen dhe shkon me ndryshimin e stinëve.
Zhvendosja e orës mund të prishë pasqyrën hormonale dhe të shkaktojë një sërë problemesh, si dhimbje koke, nervozizëm dhe depresion, por edhe të shkaktojë lodhje kronike dhe ndjeshmëri ndaj ndryshimeve të kohës.
Është shumë e rëndësishme ta ndiqni orën tuaj të brendshme natyrale. Prandaj, ekspertët këshillojnë që të ekspozoheni në dritë sa më shumë gjatë ditës dhe përdorni një dritë që nuk do t’ju zgjojë në mbrëmje.
Përveç kësaj, shmangni vaktet e rënda dhe alkoolin në mbrëmje, pasi ato ndikojnë negativisht në ekuilibrin e hormoneve. Për ta shmangur pagjumësinë, pini kafe jo më vonë se ora 17:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët