LAJMI I FUNDIT:

Nga e mërkura qytetarët mund të dalin vetëm 90 minuta, Policia e gatshme për të menaxhuar situatën

Nga e mërkura qytetarët mund të dalin vetëm 90 minuta, Policia e gatshme për të menaxhuar situatën

Tash e një muaj vendi ynë është duke u përballur me pandeminë e coronavirusit, ndërsa Qeveria e Kosovës në detyrë ka ndërmarr masa disa herë në mënyrë që të kufizohet lëvizja e lirë e qytetarëve me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Qeveria fillimisht kufizoi lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve, në intervalin prej orës 10:00 deri në 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në 06:00. Por, kjo masë u ndryshua nga Qeveria pasi shkaktohej tollovi në barnatore dhe markete, duke bërë orarin e ri të kufizimit nga ora 17:00 deri në 06:00.


Por edhe ky orar u ndryshua, pasi një vendim i tillë doli të jetë kundër kushtetues, shkruan Telegrafi.

Pas kësaj dhe rritjes së numrit të të infektuarve, ku aktualisht janë 377 të infektuar me coronavirus në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë masa të reja, që kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke i lënë hapësirë për lëvizje vetëm 90 minuta, në bazë të numrit të parafundit të numrit personal.

Pas masave të fundit, nga Policia e Kosovës thonë për Telegrafin se janë të gatshëm për të menaxhuar situatën.

“Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër coronavirusit, me kohë ka hartuar urdhrin operativ policor të quajtur ‘UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19’. Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Telegrafin.

Policia bën të ditur se “urdhri operativ i PK-së, ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin, preventimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat të këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë”.

“Policia e Kosovës, po vazhdon punën e saj me angazhimin e personelit policor me orare të zgjatura, me qellim te realizimit të detyrave dhe përgjegjësive te saja ligjore si dhe zbatimin e vendimeve te institucioneve të RKS-së. Duke e kuptuar edhe nevojën e angazhimeve shtese, Policia e Kosovës vazhdon te angazhohet me kapacitetet e saja për te menaxhuar me situatën dhe rrethanat e krijuara, me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe shëndetit publik”.

Tutje PK thekson se në ato raste kur nuk respektohen vendimet dhe dispozitat e caktuara që kanë për interes shëndetin publik dhe parandalimin e përhapjes se virusit. Policia e Kosovës ndërmerr veprimet ndëshkuese, ku gjatë 24 orëve të fundit ka evidentuar 37 raste ndaj 55 personave për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori